Reagojnë ashpër organizatat për raportimin e gazetares në emisionin ‘Pa gjurmë’

Reagojnë ashpër organizatat për raportimin e gazetares në emisionin ‘Pa gjurmë’

71
0
Shares

Këshilli Shqiptar i Medias (KSHM) reagoi sot me shqetësim për një episod të ndodhur në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, ku një nënë që kërkonte fëmijën e saj në lidhje Skype u informua live që e bija të cilën ajo shpresonte ta gjente përmes emisionit, kishte vdekur.

Ky rast përbën një shkelje të rëndë të Kodit të Etikës së Gazetarit Shqiptar, përkatësisht Nenit 12, mbi Raportimin e aksidenteve dhe fatkeqësive” ku shprehimisht thuhet: “Gazetarët duhet të respektojnë dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre” si dhe “Viktimat apo personat e zhdukur nuk duhen identifikuar nëse të afërmit e tyre nuk janë informuar më parë.

Programet e gjetjes së të humburve janë programe me vlerë të madhe shoqërore, por, kërkojnë që dhe etika e trajtimit të rasteve të jetë në maksimum.

KSHM i bën thirrje televizionit Report TV dhe moderatores, që t’i kërkojnë falje publike nënës së dëmtuar, si dhe gazetarëve të emisionit që të jenë më të përgjegjshëm.

Neni 12. Raportimi i aksidenteve dhe fatkeqësive:

Gazetarët duhet të respektojnë dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre dhe duhet të lejojnë njerëzit të mbajnë zi privatisht duke i raportuar tema të tilla me simpati dhe vetëpërmbajtje.

Në raste aksidentesh dhe fatkeqësish, media duhet të mbajë parasysh që operacionet e shpëtimit për viktimat dhe personat në rrezik kanë përparësi kundrejt të drejtës së publikut për t’u informuar.

Media duhet të mos sensacionalizojë raportimin me foto eksplicite të katastrofave, aksidenteve apo dhunës që mund të fyejnë ndjenjat e të afërmve të të prekurve si dhe ndjeshmërinë e publikut.

Viktimat apo personat e zhdukur nuk duhen identifikuar nëse të afërmit e tyre nuk janë informuar më parë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY