“Pronat do të merren në vendin dhe sipërfaqen siç ishin”. Këlliçi me...

“Pronat do të merren në vendin dhe sipërfaqen siç ishin”. Këlliçi me banorët e prekur nga rindërtimi në Kombinat: Veliaj i shmanget përballjes

37
0
Shares

“Pronat do t`i merrni aty ku i kishit”, – ky ishte zotimi i kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, para banorëve të Kombinatit, të cilëve u janë shembur apartamentet dhe deri më tani bashkia nuk u ka dhënë zgjidhje. Gjatë takimit të organizuar nga “Grupimi për Kombinatin”, kandidati i opozitës Belind Këlliçi e cilësoi vjedhje shembjen e shumë pallateve në Kombinat, duke u marrë pronën qindra familjeve, që sot janë në qiell të hapur. Këlliçi u angazhua që pas 14 majit, këto familje të përfitojnë pronën që kishin, në të njëjtin vend dhe me të njëjtën sipërfaqe si më parë.

“Kjo është një vjedhje që ka ndodhur ditën për diell në Kombinat dhe shpërngulje e qindra familjeve që janë hequr nga këtu. Një pjesë e tyre janë çuar në Vaqarr, një pjesë e tyre janë çuar prapa Tecit. Një pjesë e tyre sot janë pa bonus, një pjesë e tyre e marrin bonusin që nuk u del për një vend qeraje tjetër, për një shtëpi tjetër. Por mbi të gjitha, kam përshtypjen që biem dakord dhe konvergojmë në një pikë, nuk dinë se çfarë do të ndodh me apartamentet e tyre. Nuk dinë se ku do t`i marrin, çfarë sipërfaqe kanë, çfarë u takon, janë të paqartë për të vetmen pronë që kanë në jetë. Me premtimin që padiskutim që qytetarët e Kombinatit, do të marrin pronën e tyre aty ku e kishin dhe me sipërfaqen e pronës aty ku e kishin”_-u shpreh Këlliçi.

Katër vjet pas tërmetit, dhe pasi ka shembur dhjetëra pallate në Tiranë, Erion Veliaj refuzon të përballet me banorët që u ka marrë pronën nën preteksin e rindërtimit. Belind Këlliçi u shpreh se Erion Veliaj i shmanget përballjes me qytetarët, por dhe me atë vet, pasi sipas tij, kryebashkiaku aktual është në shërbim të ndërtuesve dhe jo të qytetarëve. _“Mirë do të ishte që kryetari aktual i bashkisë të ishte këtu para jush, mirë do ishte të ishte këtu me mua, çfarë të keqe ka. Të thoshte që: nuk kam bërë mirë, 1,2,3, ose i kam bërë mirë, gënjeni ju! Por fakti që i shmanget debatit, fakti që i shmanget çdo ditë përballjes, i shmanget përballjes me ju, i shmanget përballjes me qytetarët, i shmanget përballjes me mua qoftë në studio qoftë ku të dojë, tregon që nuk punon për interesin e qytetarëve, po punon për interesin e atyre ndërtuesve, të cilët në interes kryesor kanë fitimin e tyre dhe jo respektimin e të drejtës së pronës”_-u shpreh kandidati i opozitës para banorëve të Kombinatit.

Gjatë bashkëbisedimit me banorë të Kombinatit, Belind Këlliçi foli edhe për angazhimin e tij, që pas 14 majit, transporti publik në Tiranë të jetë falas për qytetarët. Ndërsa solli në vëmendje faktet e publikuara në media, që tregojnë se kryebashkiaku aktual në gjashtë muaj ka jetuar vetëm 1 muaj e gjysëm në Tiranë, Belind Këlliçi u shpreh se Erion Veliaj është në panik nga premtimi për ta bërë transportin publik falas. _“Ka një panik të madh sot në Tiranë nga kampi i “Rilindjes”, i Erion Veliajt, që unë kam premtuar transport publik falas, autobusa falas. Në thelb janë po paratë tuaja që do t`u shkojnë 200 mijë qytetraëve në ditë. E kuptoni që në 6 muaj, kryetari i bashkisë ka ndenjur në Tiranë vetëm një muaj e gjysëm. Dhe kjo ka ndodhur në gjashtë mujorin e dytë të 2022, para një viti! Duhet të kuptoni që interesi i tij nuk është aspak interesi juaj, apo të kthejë taksat tuaja te ju. Ndaj ju jap një zotim këtu para jush: pas 14 majit, me Belind Këlliçin, autobusët në të gjithë Tiranën do të jenë pa pagesë”_ -tha Belind Këlliçi.

Para banorëve të Kombinatit, Belind Këlliçi prezantoi dhe dy angazhimet e tjera të programit të tij, ndalimin e derdhjes së ujërave të zeza në lumin Lana si dhe krijimin e 500 oazeve në çdo lagje të kryeqytetit. _“Sot kam bërë dy propozimet kryesore për mjedisin. E para: lumi i Lanës i kaltër. Pas 14 majit do të kemi lumin e Lanës një lumë normal, me ujë të pastër dhe do ta kthejmë një zonë rekreacioni. Tirana ka 569 lagje në total, nga të cilat unë do të krijojë 500 kënde pushimi, që ndërtohen midis 5 mijë dhe 10 mijë euro secila, dhe për katër vite kërkon vetëm 5 milionë euro nga buxheti I bashkisë”_ -tha Këlliçi.

Gjatë bashkëbisedimit, shumë qytetarë të Kombinatit ngritën si shqetësim problemin e mungesës së ujit dhe pagesën e faturave të kripura për një shërbim që nuk e marrin. _“Pagujamë ujin pa qenë në sistem të rrjetit të Ujësjellësit, jam me puse. Unë banoja te “Çabej”, aty nuk paguaja fare uji, paguaja territorin. Kam ardhur këtu, ça flet 37 mijë lekë, ku i bëra unë 37 mijë lekë ujin. E dim kush je, prandaj të mbështesim. Një diçka duhet të kesh parasysh në Kombinat, uji kryesore. Erion Veliaj del tek amfiteatri dhe thotë: më evogla që ka, ka 17 orë ujë. Kombinati nuk ka më shumë se 3 orë ujë në ditë. Ka që në 2022 në janar që përfundovi ujësjellësi, dmth do kishim ujë të pijshëm kështu 24 orë. Paguajmë prej pusit lekë dhe shkojmë blejmë ujë. 60 mijë lekë në muaj të blesh ujë të pijshëm”_ -u shprehën disa qytetarë.

Situatën aktuale me furnizimin e ujit në kryeqytet dhe pageat Belind Këlliçi e cilësoi si kriminale, ndërsa tha se qytetarët e Tiranës janë të vetmit në botë që paguajnë katër herë ujin e pijshëm. _“Sepse ti sot, për fat të keq, bashkë me mua bashkë me gjithë banorët, jeton në të vetmin kryeqytet të botës që paguajmë katër herë ujin e pijshëm. Një herë paguajmë UKT-n për një lidhje në rrjet, për një ujë që nuk pihet, e dinë të gjithë. Dy, shumica e familjeve, e di nga ju, e blejnë ujin që pijnë apo që gatuajnë se është e pamundur ndryshe. Paguani energjinë elektrike për pompat në çdo pallat mbi katin e dytë për të ardhur uji se nuk vjen dot. Dhe katër është kriminale ajo që ndodh për ato familje që marrin ujë me pus dhe ndërkohë paguajnë UKT-n. Kjo është e paimagjinueshme”_ -u shpreh Belind Këlliçi.

Në takim ishte e pranishme dhe Floida Kërpaçi, e cila u shpreh para banorëve se Belind Këlliçi është garancia e vetme që familjet e prekura nga rindërtimi në Kombinat, të marrin shtëpinë e tyre aty ku e kishin dhe me të njëjtën sipërfaqe sa e kishin. _“Kushdo që mendon, që sot jeton në Kombinat, dhe i është hequr e drejta e pronës s ëtij duke i çuar në Vaqarr, në Tece, ku t`i ket dashur qejfi kësaj qeverie, duhet të reagojë. Dhe reagimi është nëpërmjet votës, është në 14 maj, është duke votuar Belind Këlliçin sepse Belind Këlliçi dhe fitorja e tij është garancia e vetme për të gjithë banorët e Kombinatit që do ta marrin shtëpinë e tyre këtu në Kombinat dhe me sipërfaqet e tyre aq sa kishin”_ ,- u shpreh kandidatja për anëtare të këshillit bashkiak.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Kombinatit, Belind Këlliçi foli edhe për paketën fiskale, ku parashikohet heqja dhe reduktimi i disa taksave dhe tarifave vendore, ku pritet të përfitojnë 41 mijë biznese të vogla dhe të mesme në Tiranë. Për të gjitha këto angazhime, Belind Këlliçi kërkoi mbështetjen e banorëve të Kombinatit, që të votojnë ndryshimin në 14 maj.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY