Kush janë pronarët përfitues të naftës, pse duhet ulur pragu i deklarimit...

Kush janë pronarët përfitues të naftës, pse duhet ulur pragu i deklarimit të pronësisë

101
0
Shares

Afro 90 përqind e industrisë së naftës dhe gazit në Shqipëri pronësohet nga kompani që janë regjistruar në parajsa fiskale.

Mes tyre është edhe Bankers kompania më e madhe në vend që zotëron afro 80% të naftës që nxirret në vend, përfshirë këtu edhe fushën e naftës së Patos marinzës, më e amdhja në Evropë.

Nga një kërkim që ka kryer Qenndra për Transparencë dhe Infromim të Lirë (qTIL) në regjistrin e pronarëve përfitues të ngritur pranë qendrës kombëtare të Bizneseve rezulton se nga 6 kompani me detyrimin e deklarimit të pronarëve përfitues, 3 prej tyre janë të regjistruara në parajsa fiskale.

Bankers Petrolium ka pronësi indirekte e regjistruar në parajsa fiskale në Ishujt Kajman. Pronarë të saj janë 7 pronarë përfitues te shoqerise Sherëood International Petroleum Ltd ndërsa drejtohet nga një shtetas kinez.

Kompania Anio Oil&Gas Sha (ish.Trans Atlantik Albania Ltd ka pronësi direktre, por edhe kjo është regjistruar në parajsa fiskale ishujt Kajman (GBC Oil Compani LTD).

Një tjetër kompani në fushën e nxjerrjes së naftës dhe gazit, Delvina Gas Company paraqet pronësi indirekte ndërsa është regjistruar në parajsa fiskale British virgin islands.

Ndërkaq Transoil Group AG (IEC Visoka Shp) paraqet pronësi indirekte por nuk është e regjistruar në parajsa fiskale. Kjo kompani është e regjistruar në Zvicër.

Fin Pek Petroleum paraqet pronësi indirekte dhe është i regjistruar në Shqipëri.

Komapnia e kërkimit në naftë e gaz që operon në vend, Shell upstream paraqet pronësi indirekte dhe është e regjistruar në Hollandë.

Pronësia:

Ndryshe nga kompanitë e tjera në fushën e industrisë nxjerrëse për disa kompani naftë nuk ka asnjë të dhënë në shifra në lidhje me pronarët përfitues. Për Bankers nuk ka asnjë shifër përsa i përket pronarëve përfitues të kësaj kompanie e cila administrohet nga kinezë. Secili prej 7 numrave të regjistrimit nuk shoqërohet me vlerën në përqindje. Kjo situatë mund të krijohet vetëm kur secili prej tyre ka më pak se 25% pjesëmarrje. Shihet se sa ironik është ky prag në rastin e kompanive të naftës me peshë të madhe në ekonominë shqiptare sic është Bankers.

Kompania ka deklaruar vetëm administratorin e saj apo ekzekutivin më të lartë pa shqyrtuar ndërsa publiku nuk mund të shohë në lidhje me shpërndarjen e pronësisë së kompanisë tek kompani dhe aksionerë të tjerë.

Në lidhje me Transatlantik Albania ngjan pak e cuditshme se pse kjo kompani paraqet pronësi direkte për sa kohë kompania shqiptare është përfaqësues i një kompanie të regjistruar në parajsa fiskale. Sipas Çertifikatës së Themelimit, datë 11.06.2007, të dorëzuar në QKB, Transatlantik Albania (Ish Stream Oil & Gas Ltd) është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e përjashtuar nga taksat, e themeluar në Ishujt Cayman si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, që prej datës 11.06.2007, raporton Open Corporates Albania.

Delvina Gas Company ka pronësia shqiptare edhe pse është regjistruar në parajsa fiskale. 90% e pronarit përfitues është e njohur ndërsa 10% nuk njihet, megjithatë nuk përbën shkelje. Ligji për Regjistrin e pronarëve përfitues parashikon deklarimin e pronësië kur ajo është 25% apo më shumë.

Delvina Gas Company Ltd është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar më në 2016 dhe që funksionon sipas ligjeve të British Virgin Islands.

Transoil Group paraqet pronësi mikse mes asaj shqiptare dhe të huaj në raport 31% me 31% ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga afro 470 ortake te vegjel sipas regjistrit të pronarëve përfitues në QKB kryqëzuar me të dhënat e regjistrit të kompanisë në këtë institucion.

Ndërsa Fin Pek Petroleum është kompania me ekstraktin më të kuptueshëm në raport më të tjerët pavarësisht se të gjithë ekstraktet e pronarëve përfitues janë mjaft opakë për përsona që nuk janë akomoduar mirë me leximin e këtyre formularëve.

Pronësia në këtë rast është 40% për një pronar, individ dhe pjesa tjetër për kompaninë që zotërohet 100% nga ky individ. Ajo cfarë bie në sy janë numri i madh i transaksioneve zhvilluar nga viti 2012-2015 (10 transaksione gjithsej) dhe 2021 (2 transaksione) për të arritur te pamja aktuale e pronësisë.

Nga kompanitë e naftës që operojnë në sektorin e nxjerrjes dhe shitjes së saj, Alpetrol nuk bën deklarim pronësie për shkak se pronësia e saj është shtetërore

Kompania  e kërkimeve në naftë e gaz, Shell Upstream është e regjistruar në Hollandë. Është shumë e vështirë arritja tek pronari përfitues individ pasi në formularë ka vetëm shifra zero, njësoj si me rastin e Bankers.

Shell Upstream Albania BV eshte nje shoqeri e themeluar ne 2011 dhe zotërohet nga grupi financiar Royal Dutch Shell e cila ka ne zoterim pjeserisht ose plotesisht 159 shoqeri te tjera te regjistruara ne regjistrin tregtar te Hollandes.

Bie në sy që regjistrimi i përfituesve të pronësisë në industrinë e naftës nuk është bërë sipas kërkesave të ligjit ose ato të dhëna që mund të jenë deklaruar nga kompanitë nuk janë reflektuar në esktraktet e publikuara. Duke lexuar ekstraktet nuk kuptohet në 4 raste se kush është pronar i kompanive të naftës në Shqipëri pasi në ekstraktin e publikuar nuk ka asnjë shifër.

Formulari nuk tregon përiqndjen e pronësisë edhe në ato raste kur theksohet emri i individit pronar përfitues sic është rasti i Transtlantik Albania, ku theksohet emri i pronarit por nuk ka të dhëna për përqindjen e pronësisë.

Në një rast të pronësisë direkte nuk njihet pronari për 10% ( është e ligjshme), në një tjetër nuk njihet pronari për 37.2%, në një tjetër nuk njihet përqindja e individit por edhe e subjektit juridik, (Shell upstream është me përfaqësim); dy kompani nuk ka të dhëna për përqindjen e pronësisë (Bankers dhe Anio oil& gaz sha), pavarësisht se konsiderohet se kompania ka regjistruar pronësinë dhe ajo është miratuar nga QKB.

Por pavarësisht problemeve që hasen nga kqyrja e esktrakteve të publikuara, nga 6 kompani, 5 prej tyre kanë marrë menjëherë miratimin e deklarimit të pronarëve përfitues, 1 kompani është refuzuar dy herë, herën e tretë është pranuar aplikimi.

Duke u mbështetur në gjetjet e një monitorimi në lidhje me zbatimin e ligjit për Regjistrin e Pronarëve Përfitues që ka kryer qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë ajo propozon që të ulet pragu për industrinë nxjerrëse pra edhe për industrinë e naftës nga 25% në 10%.

Por ekspertë të këtij projekti janë edhe më radikalë në kërkesat e tyre për uljen e pragut. Anila Hajnaj, eksperte ligjore në këtë projekt thotë se edhe 1% në një kompani nafte është shumë. “Do të kërkoja që kufiri i deklarimit të pronarit përfitues për industrinë e naftës të jetë 1%”, thotë ajo.

Ndërkaq nga një ekspertizë e përgaditur nga Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë (qTIL) propozohet që pragu të ulet në 10% për të gjithë industrinë nxjerrëse dhe 1% kur bëhet fjalë për Persona të Ekspozuar Politikisht (PEP). A.Bega (editoi S.Nezaj)

“Ky publikim, është mundësuar me mbështetjen financiare të AMSHC-së. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AMSHC-së”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY