Belind Kelliçi zbulon tek Çani, punën e parë që ka bërë

Belind Kelliçi zbulon tek Çani, punën e parë që ka bërë

39
0
Shares

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, ku u fol për profilin dhe pikat kryesore të fushatës së tij.

Kelliçi zbuloi edhe punën e parë që ka bërë, kur ishte 17 vjeç, dhe ka qënë teknik pulti në emisionin e parë radiofonik që realizonte pikërisht Arjan Çani, “Klani i Natës”. Emisioni ishte në sezonin e dytë.

Roli i Belindit ishte në përzgjedhjen e muzikës dhe në ndihmën teknike. Ishte pas xhamit, dhe Kelliçi tha se pikërisht prej Çanit kishte rënë në shijen e pelqimin e muzikës franceze.

Kandidati i Opozitës shkoi në studion e Çanit me simbolikat kryesore të projektit të tij.

Që janë transporti publik falas, ngritja e 500 oazeve, lulishteve të vogla dhe vendeve të qendrimit në lagjet e Tiranës, si dhe kthimi i Lanës në një koridor të gjelbër, në një lum të pastër ku nuk derdhen ujërat e zeza, e ku do të jetë mundësia të qendrojnë e të çlodhen qytetarët.

Kelliçi ka shpjeguar kostot dhe ka detajuar se si mund të ofrohen këto shërbime. Sherbime që kanë të bëjnë me uljen e kostos së jetesës, dhe me përmirësimin e cilësisë së jetës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY