RENEA në Elbasan bastis tregun në pronësi të babait të Suel Çelës

RENEA në Elbasan bastis tregun në pronësi të babait të Suel Çelës

73
0
Shares
foto ilustruese

Forcat Speciale RENEA në bashkëpunim me forcat e DVP Elbasan kanë shoqëruar 4 persona në zonën e njohur si tregu AgroUshqimor në këtë qytet.

Operacioni ka për qellim kapjen e personit te kërkuar.

Tregu ku RENEA  ka kryer kërkime ndodhet në pronësi të Petrit Celës babait të Suelit, i cili aktualisht gjendet në arrati.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe RENEAN.

Suel Çela është një nga personat më të kërkuar nga policia. Ai u shpall në kërkim në Maj të 2022 në kuadër të dosjen ‘Plumbi i Artë’.

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua.

Një tjetër krim i porositur nga Suel Çela është ajo e tentativës për të vrarë administratorin e shkollës private Lulzim Masha dhe Skerdi Tase dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY