Nis gjyqi në Gjykatën e Posaçme ndaj Fatmir Mediut, detajet

Nis gjyqi në Gjykatën e Posaçme ndaj Fatmir Mediut, detajet

45
0
Shares

Gjykata e Posaçme vendosi sot pranimin e kërkesës së Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, akuzuar për kryerjen e veprës penale“Shpërdorimi i detyrës„ në bashkëpunim,parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar nga neni 70/2 e 2 i Kodit Penal Ushtarak dhe 25 i Kodit Penal.

Pasi gjykata pyeti mbrojtësit e zgjedhur të të pandehurit Fatmir Mediu se i qëndrojnë kërkesës për gjykim tëshkurtuar, ata e rikonfirmuan qëndrimin e tyre.

Në kushtet kur Mediu, nëpërmjet mbrojtësve të zgjedhur, i qëndron kërkesës për gjykim të shkurtuar të paraqitur në seancë paraprake, gjykata vendos pranimin e kërkesës së Mediut për të proceduar në këtë gjykim me procedurën e gjykimit të posaçëm, atë të shkurtuar.

Në vendimmarrjen e saj, gjykata ka në vëmendje edhe standartin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, në vendimin numër  4, datë 10.02.2012, pasi në rastin konkret, nuk cënohet dhënia e drejtësisë. Gjykata Kushtetuese në Vendimin Nr.4, datë 10 Shkurt 2012, thekson se: “…ndonëse, gjatë gjykimit të zakonshëm, është kompetencë eskluzive e gjykatave të juridiksionit të zakonshëm të bëjnë ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale, në gjykimet e posaçme, siç konsiderohet dhe gjykimi i shkurtuar, kjo e drejtë duhet të ushtrohet në përputhje me veçoritë e këtij gjykimi e, në veçanti me faktin se për të proceduar me këtë lloj gjykimi, përveç kërkesës së të pandehurit kërkohet detyrimisht edhe vendimi/miratimi i gjyqtarit (shih paragrafin 18 të këtij vendimi). E thënë ndryshe, gjyqtari në momentin e marrjes së vendimit, në lidhje me pranimin ose jo të kërkesës për gjykim të shkurtuar të të pandehurit, duhet të udhëhiqet jo vetëm nga parimi i ekonomisë gjyqësore (shih paragrafin 19 të këtij vendimi), por duhet të vendosë, kryesisht, në përputhje me parimin e drejtësisë efektive. Kjo do të thotë që ai, ndër të tjera, duhet të marrë në konsideratë edhe cilësimin juridik të veprës penale të përcaktuar nga prokurori. Si pasojë, nëse ka dyshime mbi këtë cilësim, ky element mjafton që gjyqtari të rrëzojë kërkesën e të pandehurit për të proceduar me gjykim të posaçëm dhe të vazhdojë gjykimin me procedurën e zakonshme duke respektuar kështu të gjitha parimet e procesit të rregullt ligjor, si kontradiktoriteti, e drejta e mbrojtjes, etj.

Për sa më sipër, duke pasur parasysh se gjykimi i shkurtuar, si gjykim i posaçëm, eviton fazën e hetimit gjyqësor dhe në thelb të tij ka pranimin e akteve të grumbulluara gjatë fazës së hetimit paraprak duke evituar marrjen e provave në seancë gjyqësore dhe debatin lidhur me to, me pranimin e kërkesës për të vazhduar me gjykim të shkurtuar, dosja e prokurorit kthehet në dosje gjyqësore dhe shërben si bazë në parashtrimin e konkluzioneve përfundimtare të palëve dhe dhënien e vendimit nga gjykata.

Seanca e ardhshem gjyqësore u caktua për tu zhvilluar në datë: 24.04.2023, ditë e hënë, ora 08.30. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY