EMRAT/ Ekstradohen në Shqipëri 3 të kërkuar në Greqi e Itali

EMRAT/ Ekstradohen në Shqipëri 3 të kërkuar në Greqi e Itali

89
0
Shares

Ekstradohen nga Italia dhe nga Greqia, drejt Shqipërisë, 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, 2 prej tyre për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe shtetasi tjetër për vjedhje me dhunë.

Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, u ekstradua nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Ilir Duro,51 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, ‘’Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal’’. Duro dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me transportimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bë ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Luis Shkira, 21 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. 21-vjeçari, më datë 13.09.2021, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.

Në vijim, si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, u ekstradua nga Greqia drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Paulin Peci, 30 vjeç, banues në Përmet. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY