Vjedhje me shtrimin e asfaltit elektoral. Sërish rast tjetër kur Bashkia Tiranë i jep tender një subjekti, por punët i bën me mjetet e saj. Pas 14 majit praktikat korruptive do të marrin fund, deklroi zëdhënësja e fushatës s opozitës për bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi.
Deklaratë:
Tani që po flasim, në Tiranë po bëhet një vjedhje.
Rast i përsëritur për fat të keq.
Bashkia prokuron miliona lekë, të taksave të qytetarëve, tek një operator, por punën e bëjnë mjetet dhe njerëzit e bashkisë.
Edhe këto, me kosto që mbulohen po nga taksat e qytetarëve.
Në rrugën Islam Alla, po bëhet një shtrim elekoral, një shtresë zifti zgjedhore, prej 60 milionë lekësh.
Por, siç tregojnë dëshmitarët, siç duket nga këto pamje dhe foto që po bëjmë publike, punimet i bën bashkia, edhe pse paratë ja ka dhënë një sukjekti.
Kjo që po ndodh, është një shkelje e ligjit që bëhet në mes të ditës.
Paniku elektoral që ka mbërthyer Veliajn, nuk duhet të çojë në abuzim, shpërdorim detyre e shkelje ligji. Përgjegjësit për këtë do të dalin para ligjit.
Ne jemi që rrugët në Tiranë të asfaltohen, të rregullohen, e të realizohen projekte që u shërbejnë qytetarëve.
Por ligji është interesi më i lartë publik, dhe ai nuk mund të shkelet as nga Erjon Veliaj, edhe pse ky i fundit i ka dhënë vetes shumë imunitet e beson se ka një status special, ndryshe nga qytetarët e Republikës. Ai mendon se drejtësia i bën trajtim preferencial.
Por ndryshimi po vjen. Dhe drejtësinë e madhe e kanë në dorë qytetarët me 14 maj. Për të ndaluar të tilla praktika korruptive, për t’i dhënë ndëshkimin atyre që sillen sikur janë mbi ligjin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/