Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për vendosjen e 2 pajisjeve GPS, në automjetet e shtetasit E. Ç., që jepeshin me qira prej tij ka zhvillime të reja.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec kanë vijuar hetimet, në bashkëpunim me Prokurorinë e Pogradecit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi S. S., 28 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/