EMRI/ Detajet e policisë për shpërthimin në Shkozet. Kush ishte brenda në...

EMRI/ Detajet e policisë për shpërthimin në Shkozet. Kush ishte brenda në makinë

176
0
Shares

I zoti i makinës së hedhur në erë në Shkozet quhet Aldi Mustafa.

Mustafa është 37 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ai ka qënë i dënuar më herët me 10 vite burg, në Gjermani.

Detajet e policisë:

Shkozet, Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet – Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY