Ngjarja e rëndë në Lushnjë për tokën, 2 vjet më parë u...

Ngjarja e rëndë në Lushnjë për tokën, 2 vjet më parë u vra një person, sot u qëllua motra e vrasësit

45
0
Shares

 

Policia ka shpjeguar rrethanat në të cilat ndodhi krimi në një fshat të Lushnjës. Një grua është plagosur ndërsa ngjarja ka lidhje me një tjetër ngjarje me një të vdekur kohë më parë. Para dy vitesh vëllai i gruas së plagosur qëlloi për vdekje një person për çështje toke.

“Rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja Bajame Seneja, 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në fshat dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasi Aramndo Hasalla i cili pasi e ka plagosur në këmbë 60-vjeçaren, është larguar nga vendngjarja”, njoftoi policia e Lushnjës.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vëllai i Bajames dhe Kastriot Hasallës që vrau Romeo Hasallën dy vjet mënprë tregon dinamikën e ngjarjes për median dhe drejton gishtin nga kushëriri.

“Policia nuk ka marrë asnjë masë. Këtu është Shaip Hasalla me djemtë. Para dy vjetësh na kanë qëlluar me armë, sot na qëlluan motrën. Shteti nuk ka marrë masa. Ishin në gjyq për tokën.Mbaruam gjyqin, u nisëm për shtëpi dhe na bënë pritë. Isha bashkë me avokatin nga Tirana. Gjyqi ishte për çështjen përpara. Unë isha me avokatin në makinë para, motra me nipin pas. Qëlluan makiinën e nipit. Sherri është për tokën, 2  hektarë tokë. Kam bërë një stallë atje dhe  zotëria do ta marrë me forcë. Kastrioti është dënuar por Kastrioti se vrau, por e vrau Shaipi djalin. Kastrioti mbrojti vëllain dhe fëmijën e tij. Shikoni  personin që na ka pritur me armë”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY