Ndihmonte emigrantë shqiptarë, që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara, lokalizohet dhe vihet në pranga 54-vjeçari i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lokalizimi”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
– Eduard (Eduart) Haxhiu, 54 vjeç, banues në Tiranë.
54-vjeçari është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Gjatë periudhës 2019-2022, ky shtetas ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/