Një banesë u qëllua këtë mbrëmje me armë zjarri në Shkodër.
Mësohet se është qëlluar me plumba në drejtim të një banese në by pass-in e Shkodrës.
Banesa i përket një polici. Ende nuk ka të dhëna nga policia në lidhje me këtë incident të rëndë. a.b
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/