Plani për biznesin e mesëm e të vogël, hiqen dhe reduktohen 7...

Plani për biznesin e mesëm e të vogël, hiqen dhe reduktohen 7 taksa dhe tarifa vendore. Këlliçi: Përfitojnë mbi 41 mijë biznese

50
0
Shares

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, paraqiti këtë të hënë platformën e tij për taksat dhe tarifat vendore, në një takim me përfaqësues të biznesit të mesëm dhe të vogël. Që në krye, Kelliçi vuri në dukje se janë pikërisht këto sipërmarrje që kanë mbajtur gjallë ekonominë e qytetit, por që janë trajtuar me armiqësi nga Bashkia dhe Erjon Veliaj. Për të lehtësuar biznesin, Belind Këlliçi tregoi 7 taksat të cilat do të hiqen apo reduktohen, sapo ai të vij në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Konkretisht, Këlliçi tregoi disa nga taksat dhe tarifat vendore të cilat do të hiqen apo reduktohen pas 14 majit. _“Taksa për infrastrukturën mësimore, bëhet zero. -Taksa e fjetjes në hotel, ulet me 30%; -Taksa e tabelës, ulet me 30%. -Taksa e truallit reduktohet me 30%. -Taksa mbi ndërtesen ulet me 30%. -Reduktim me 50% të tarifës së pastrimit dhe hapësirës. -Taksa e tokës bujqesore, pjesa e Bashkise, hiqet”_-u shpreh Këlliçi

Kelliçi theksoi se qasja e tij ka të bëjë me lehtësimin e barrës që ata kanë sot, gjë që do të ndikojë që biznesi i vogël dhe i mesëm të gjallërohen, t’i japin impuls ekonomisë e të krijojnë vende të reja pune. _“Janë mbi 41 mijë biznese të vogla dhe të mesme do të përfitojnë drejtpërdrejtë nga ky reduktim. Në fund të ditës të do të përfitojnë të gjithë, 54 mijë bizneset e Tiranës, madje, sado paradoksale të duket, edhe Bashkia e Tiranës”_- tha kandidati I opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Por sa do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset nga heqja e këtyre taksave? Këtë përgjigje e dha eksperti dhe një ndër hartuesit e këtij programi, Klodian Muço. Ai u shpreh se biznesit do t`i kursehen së paku 420 mijë lekë të reja në vit nga heqja e këtyre taksave. _“Ulja e tarifave që konsiderohet se në 7 vitet e fundit janë rritur deri në katër herë. Çuditërisht edhe pse këto tarifa janë rritur, të ardhura kanë ardhur duke u ulur. Kjo nënkupton se ka abuzim, se inspektorët tatimorë të bashkisë Tiranë punojnë keq. Administrata tatimore e bashkisë Tiranë është 4.3 herë më pak inefiçente se administrata tatimore e përgjithshme. Pra nga ulja nga e tarifave, do përfitoni deri në 420 mijë lekë në vit. Premtimi i biletës falas, ka shumë prej jush që kanë të punësuar kamariera, apo punëtorë që ndërrojnë deri në dy autbuzë në ditë, ku qytetarëve do u kursehet deri në 80 mijë lekë të vjetra në muaj”_- tha Muço.

Kryesuesi i listës për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, tregoi me shembuj sesi taksat e vendosura nga Erion Veliaj për biznesin, nuk janë përkthyer në investime për interes publik. Përë këtë ai kujtoi se vetëm nga taksa e infrastrukturës arsimore, bashkia e Tiranës ka arkëtuar mbi 41 milionë euro, por fëmijët vijojnë të bëjnë mësim me turne. _“Ajo që ju nuk dini është se deri tani kemi paguar 41 milionë euro i keni paguar. Por fëmijët tonë, shumica dërrmuese, janë me dy turne. Pra edhe këto që kemi paguar në mënyrë antikushtetuese, nuk janë përkthyer në mundësi që fëmijët tanë të kenë ato shkolla që duhet të kishin. Veç kësaj ka një VKB, që e ka shtyrë dhe tre vite të tjera këtë taksë të përkohshme. Për tre vite të tjera do na marrin dhe 21 milionë euro”_-tha Doktor Ilir Alimehmeti.

Duke përshëndetur paketën e propozuar nga kandidati I opozitës, përfaqësuesit e Biznesit shprehën edhe disa nga shqetësimet që kanë hasur gjatë drejtimit të bashkisë së Tiranës nga Erion Veliaj. Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Nasto, gjatë tyrezës kërkoi që të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi mes kreut të ardhshëm të bashkisë dhe biznesit, pasi sipas tij, deri më tani është goditur klima e biznesit. _“Ne duam që z.Këlliçi, të cilin e njoh shumë mirë, duhet të kemi një klimë të mirë, që ta shtojmë biznesin. Jemi në pikën e fundit, në një klimë kaq të acaruar për biznesin. Të firmosim një memorandum bashkëpunimi mes shoqatës dhe kryetarit të bashkisë së ardhshëm. Jemi të gatshëm të firmosim dhe ju falenderoj shumë për këtë tryezë”_- tha Albert Nasto.

Për këtë kërkesë, Z.Nasto mori miratimin e Belind Këlliçit, i cili tha se memorandumi do të nënshkruhet në fillim të nisjes zyrtare të fushatës elektorale. Në vijim të diksutimeve, Elinda Saraçi, me profesion avokate, tregoi sesi ky sektor paguan disa taksa dhe tarifa vendore dy herë, ndërsa nga ana tjetër biznesit i mbyllet dera nga institucionet. _“Në institucione zgjidhen vetëm problemet e atyre që kishin një lidhje me pushtetin ose kryetarin e Bashkisë. Taksa e infrastructures araimore, unë e paguaj 2 herë dhe si familje dhe si biznes. Taksa e pastrimit, asnjëherë bashkia nuk e ka pastruar asnjëherë”_-tha Avokatja.

Gjatë diskutimit, Belind Këlliçi deklaroi gjithashtu se nga ulja e taksave do të rrisë arkëtimet në bashki, për shkak se do të ulet informaliteti dhe biznesi do të nisë të paguajë taksat. Këlliçi u shpreh se synimi është që bashkia të arkëtojë 65 milionë euro më shumë nga paketa e re fiskale, të cilat do të shkojnë në mbështetje të prioriteteve të bashkisë, siç është transporti publik falas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY