Pronarët e Top Channel janë shprehur se nuk kanë marrë asnjë kërcënim dhe nuk kanë asnjë të dyshuar për ngjarjen e rëndë, gjatë një seance pyetjesh në lidhje me sulmin me armë ndaj televizionit.
Deri taninpolicia ka ndaluar dy persona në Vlorë, njëri prej tyre ish-dhëndri i Pal Kokës, vrarç dje te porta e tv, por të dy u lanë të lirë sot.
Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi dje në një emision televiziv se pronaret e Top Channel, kishin marrë kërcënime dhe se prej kohësh lëviznin me eskortë.
Pak muaj më parë familja Hoxha fituan në gjykatë pronësinë mbi televizionin, ndërsa vetëm disa ditë më parë në mediat online u publikuan dokumente ku pretendohet se Top Channel ishte shitur gjatë kohës së gjyqit në një parajsë fiskale. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/