Qëlluan dje në Rrëshen ndaj një personi, arrestohet babai

Qëlluan dje në Rrëshen ndaj një personi, arrestohet babai

44
0
Shares

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Rrëshën, ku pas një konflikti, u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit të një 41-vjeçari.

Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 2 autorëve të tjerë të dyshuar(djali dhe nipi i shtetasit të ndaluar) pasi nga hetimet të 2 këta shtetas rezultojnë të përfshirë në këtë rast.

Si rezultat i veprimeve profesionale operacionale dhe policore të kryera për një rast të ndodhur rreth orës 19:00, të datës 26.03.2023, në Rrëshen, ku nga këto hetime, dyshohet se shtetasi Martin Bardhi ) 59 vjeç dhe shtetasit E. V. (alias E. B. alias E. M.), 31 vjeç e K. M. (alias K. B.), 28 vjeç, përkatësisht djali dhe nipi i shtetasit M. M, të tre banues në Mirditë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit të shtetasit Saimir Reçit, 41 vjeç, banues në Mirditë, u bë i mundur lokalizimin dhe kapja e shtetasit të kërkuar:

-Martin Bardhi, 59 vjeç, banues në Rrëshen, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY