Në makinën e djegur nga atentatorët tek Top Channel janë zbuluar disa gjurmë ADN-je, ashtu si edhe në një nga targat e vjedhura të saj.
Gjurmët janë dërguar në laboratorin shkencor të kriminalistikës për t’u analizuar ndërsa makina u gjet në mëngjes në Golem të Kavajës.
Më herët 2 persona nga Shkodra janë ndaluar në Vlorë në një postbllok policie por pritet të dalë analiza e mbetjeve në duart e tyre nëse aty ka mbetje baruti.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01.00 të mëngjesit të së hënës kur 2 persona hapën zjarr ndaj godinës së TCH në Mëzez. Dyshohet se në timonin e makinës Range Rover ka qenë një person i tretë.
Viktima Pal Kola, 60 vjeç ishte baba i 3 fëmijëve. Ai kishte vetëm 6 muaj që ishte punësuar pranë Top Channel.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/