U prishet plani hajdutëve, çfarë bëri policia në Lushnjë

U prishet plani hajdutëve, çfarë bëri policia në Lushnjë

41
0
Shares

Kishin planifikuar vjedhje me armë, në rrethin e Lushnjës, falë inteligjencës informative, shërbimet e Policisë parandalojnë vjedhjen.

Gjatë ndjekjes nga Policia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, 3 autorët që qarkullonin me një automjet me targa të falsifikuara, duke përfituar nga errësira, braktisën automjetin, por u identifikuan dhe u shpallën në kërkim nga Policia.

Sekuestrohen municion luftarak dhe automjeti i autorëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas që qarkullonin me një automjet kishin planifikuar të kryenin vjedhje me armë në një banesë, në rrethin e Lushnjës, kanë organizuar punën për parandalimin e vjedhjes, kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, punonjësit e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në rrugë, për të ndaluar këtë automjet.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të automjetit tip “Benz” i cili po lëvizte me shumë shpejtësi në drejtim të fshatrave të Peqinit. Për shkak të shpejtësisë së madhe, automjeti ka dalë nga rruga dhe tre shtetasit që udhëtonin në automjet e kanë braktisur atë dhe kanë mundur të largohen, duke përfituar nga errësira.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, identifikuan tre shtetasit që qarkullonin në automjetin me targa të falsifikuara dhe bënë shpalljen e tyre në kërkim, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, konkretisht shtetasit: R. Ç., 30 vjeç, F. T., 36 vjeç dhe B. M., 66 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e disa vjedhjeve të kryera nga këta shtetas, në rrethin Lushnjë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY