Nis gjykimi për inceneratorin e Fierit, Bllakos pritet t’i lehtësohet akuza

Nis gjykimi për inceneratorin e Fierit, Bllakos pritet t’i lehtësohet akuza

84
0
Shares

Dosja e Inceneratorit të Fierit ka kaluar për gjykim ndërsa dosja e Inceneratorit të Elbasanit do të gjykohet veçmas me një trupë tjetër gjykuese.

19 persona të do të përballen në Gjykatë në seancën e mëvonshme si të akuzuar për abuzim me koncensionin e këtij inceneratori.

Mësohet se një prej të akuzuarve, përkatësisht Robert Shabani do të jetë i lirë pasi Gjykata i ka pushuar çështjen pasi kanë rënë akuzat për skema mashtrimi dhe abuzim me faturat ndaj Shabanit.

Ndërkohë, Alqi Bllako do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv si funksionar publik në bashkëveprim me sektorin privat.

Përveç Etleva Kondit, të gjithë të akuzuarit kanë kërkuar të marrin gjykim të shkurtuar në mënyrë që t’u ulet masa e dënimit.

19 të pandehurit janë: Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Erjon Murataj, Florjan Muçaj, Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Sabina Cenameri, Etleva Kondi, Arben Dervishi, Regan Merdani, Gentian Zifla, Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Arjola Kodra, Luran Dusha dhe  Giuseppe Ciaffaglione. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY