Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Njësia administrative nr. 9, Tiranë/ Banorët: Përfaqësuesit e Bashkisë kanë ardhur sa për vota dhe kanë ikur

20/03/2023
Njësia administrative nr. 9, Tiranë/ Banorët: Përfaqësuesit e Bashkisë kanë ardhur sa për vota dhe kanë ikur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rrugët dytësore të njësisë administrative nr. 9 në Tiranë janë të shkatërruara. Prej vitesh nuk është bërë asnjë investim për shtrimin e tyre, kanalizimin apo ujin e pijshëm.

Banorët shprehin shqetësimin se kjo situatë nuk ka marrë asnjëherë zgjidhje ndonëse përfaqësues të Bashkisë Tiranë i kanë premtuar investime apo legalizime në këmbim të votës.

Prej 11 vitesh është shtruar rrjeti i ujësjellësit, por banorët e kësaj zone në qendër të Tiranës thonë se në shtëpitë e tyre nuk kanë ujë nga ky rrjet.

Zëdhënësja e fushatës së opozitës për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi bashkëbisedoi me banorët të cilët shprehën shqetësimet e tyre.

“Kam 32 vjet që kam ardhur këtu dhe është kjo rrugë që shikoni që përmbytet sa bie shiiu i parë. Kanë ardhur ta shtrojnë, e kanë filluar asfaltin mandatin e parë dhe ne nuk i lejuam sepse ne kërkuam kanalizimin. Kush ka fituar tenderin për ujin e pijshëm ka shtruar tubat dhe sahatin. Ka 11 vjet që është bërë ky investim dhe ujë nuk ka. Kjanë ardhur para 5 muajsh dhe kanë vënë një kapak pusete. Plehrat në lagje ashtu do jenë deri sa të jenë këta”, tha një banor.

Ndërsa një tjetër banor theksoi: “Kam ardhur që në vitin 1992 në këtë lagje. Kur vijnë për vota shtrëngohen dhe thonë, do t’i bëjmë legalizimet. Sa mbarojnë votiomet, nuk i shohim më. Shiheni rrugën. Që nga 1992 rruga është kështu. Ujin nuk e kemi të mirë, ne e blejmë me makina ujin e pijshëm.”

Kryetarja e degës së PD, Eda Grimci për njësinë administrative 9, tha se bashkia hedh asfaltr electoral për të mashtruar qytetarët e për t’i marrë votën por në të vërtetë është po kjo bashki e cila në drejtimin e Erjon Veliajt nuk ka investuar asgjë, ndryshe nga sa propagandon.

“Ja si është gjendja e pastrimit të rrugëve. Është një gjendje katastrofike. Mund të ketë mbi një kjavë që askush nuk vjen të largojë plehrat. Këtu është burim i madh sëmundjesh dhe infeksionesh.

Është e pakonceptueshme që në mes të Tiranës ndodh një gjë e tillë. Hidhet një shtresë asfalti natën pa asnjkë lloj kanalizimi për të thënë që “po punojmë” për të hedhur asfaltin lektoral dhe për të mashtruar njerëzit dhe për t’u marrë votën dhe në fakt ja ku është gjendja e rrugëve. Kjo është gjendja e të gjitha rrugëve të brendshme në Rr. Jordan Misja, ku kemi SPAK-un, institucionet e tjera të rëndësishme dhe njësinë nr 9. në qendër të Tiranës”, tha Eda Grimci. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PD reagon për deklaratën e SHBA: Edhe njëherë në krah të shqiptarëve

SHBA thirrje urgjente qytetarëve: Largohuni menjëherë nga mbi 12 vende të Lindjes së Mesme

02/03/2026
Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

Arrestohet Gazment Buçpapaj, la pa jetë me thikë një të ri në Tiranë

02/03/2026
EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Në kërkim ndërkombëtar, sekuestrohen pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij në Shqipëri

02/03/2026
Berberi drejtor, biznes me kompaninë e vet për projektimin e kullave për karikimin e makinave elektrike në të gjithë vendin

Valter Begaj kërkon gjykim të zakonshëm. ARRSH”, 21 të pandehur të tjerë procedurë të shkurtuar 

02/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PD reagon për deklaratën e SHBA: Edhe njëherë në krah të shqiptarëve

SHBA thirrje urgjente qytetarëve: Largohuni menjëherë nga mbi 12 vende të Lindjes së Mesme

02/03/2026
Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

Arrestohet Gazment Buçpapaj, la pa jetë me thikë një të ri në Tiranë

02/03/2026
EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Në kërkim ndërkombëtar, sekuestrohen pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij në Shqipëri

02/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.