Lirohet nga burgu menaxheri i bananeve ku u gjet kokainë

Lirohet nga burgu menaxheri i bananeve ku u gjet kokainë

60
0
Shares
Foto Ilustruese

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë duke e liruar nga qelia Marson Murataj, menaxherin e kompanisë “Bana King”.

Ai ndodhej në qeli i arrestuar prej një viti pasi u gjetën 119 kg kokainë në kontinjerin e ngarkuar me banane të destinuara për kompaninë e tij.

Sipas gjykatës përgjatë 1 vit hetime nuk janë gjetur prova që e implikojnë në trafikun e drogës nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë. Marson Murataj që në fillim kur është njohur me rastin ka mbajtur qëndrim bashkëpunues me autoritetet policore dhe për pasojë, trupi gjykues dhe vetë prokuroria kanë mbajtur qëndrim për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje”, bëjnë të ditur burime nga gjykata, ndërsa Murataj ka lënë qelinë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY