Berisha: Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje për çdo shqiptar, për ti...

Berisha: Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje për çdo shqiptar, për ti thënë stop vjedhjes

57
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha soz në Vaun e Dejës se zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje për çdo shqiptar, për ti thënë stop vjedhjes.

Shkoni në Pukë tek kryetari, se si investimet për banesat sociale, i kishin marrë të gjithë funksionarë të PS. Një pjesë e tyre banonin në Tiranë, i kishin ndërtuar si tip vilash me 3 kate dhe i jepnin si hotele në Pukë. Po sigurisht që i ndajnë paret me Gjonin ata. Zef këta që marrin jashtë çdo merite ndihmën sociale i ndajnë paret me kryetaren e qarkut. Nëse ti firmos në shkelje të ligjit, për paratë tuaja dhe e shef të qartë se po vidhen, ti do pjesën tënde se ndryshe kurrë nuk mund të firmosësh.
Ndaj dhe po vjen 14 maji. 14 maji është një ditë e një rëndësie të jashtëzakonshme. Këto zgjedhje janë më të rëndësishmet që nga viti 1992. Në këto zgjedhje vendoset fati i demokracisë.

Do pranojmë ne monizmin e Edi Ramës, pushtetin e tij absolut nga këshilltarët deri tek kryeministri, presidenti, gjykatat, policia apo të tjerë me radhë, apo si njerëz të besimit tek pluralizmit, demokracia, çfarë do që të jemi, demokratë, socialistë, pa parti do votojmë për pluralizmin, për demokracinë. Nuk do të harrojmë kurrë se kombet kanë patur në histori fatkeqësitë më të mëdha nga monizmat, ideologjike, doktrinarë, marksistë-lelinistë, nga monizmat teokratike, si ky që bazohet në krimin drogën dhe vjedhjen e qytetarëve.

Në këtë kontekst unë përshëndes bashkimin e demokratëve në Vaun e Dejës dhe u bëj thirrje gjithë qytetarëve të bashkohemi, se pluralizmi nuk është vetëm për demokratët, por për çdo shqiptar që i thotë dinjitetit të njeriut, dinjitet, që beson se liria krijon mundësi më të mëdha për njeriun. Që beson se Shqipëria vetëm si vend i lirë mund të zhvillohet.
Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje për çdo shqiptar për ti thënë stop vjedhjes monstruoze të qytetatëve shqiptarë nga kjo qeveri.

Kjo që them nuk është propagandë. Kjo është e vërtetë në dokumente të sotme. Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka gjetur se në 9 muaj e parë të vitit 2022 janë vjedhur dhe shpërdoruar nga qeveritarët, zyrtarët 122 miliardë lekë. Fondi i pagave në vit në të gjithë Shqipërinë arrin në 97 miliardë lekë.

Nëse kjo qeveri nuk do të vidhte, nuk do të vidhte 122 miliardë lekë, atëherë çdo rrogëtar shteti dhe i ndërmarrjeve publike, do të mund të mirrte një rrogë 130 % më të lartë. Po pse nuk e merr? Sepse fondet, vidhen dhe vetëm vidhen.
Sepse ato nuk shkojnë në rritje rrogash, pensionesh, por shkojnë në punë publike në të cilat dokumentet faktojnë se vjedhin gjer në 90% të shumës. Shkojnë në investime publike duke ndërtuar rrugë me 22 mln euro në fushë, në një kohë kur në të gjithë Europën, ajo ndërtohet kurrë më shumë se 2-3 mln euro.

Shkojnë duke ndërtuar rrugë anësore Lekaj-Fier me 7.1 mln kilometrin, në një kohë kur autostrada Shkëmbi i Kavajës-Fier është ndërtuar me 1.5-1.8 mln euro.
Shkojnë duke ndërtuar shkolla me 6 mln euro në Tiranë, në një kohë kur shkolla në manuale ndërtimi në Europë dhe SHBA, kushton 680-700 mijë euro maksimumi. Shkojnë pra të gjitha duke vjedhur qeveritarët në çdo tender. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY