Berisha: Ja çfarë bëri me paratë e taksave Edi Rama

Berisha: Ja çfarë bëri me paratë e taksave Edi Rama

49
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tja sot në bashkinë e Vaut të Dejës se pratë e mbledhura me rritjen e çmimeve, Rama i çoi në rrugë se atje i vjedh pa e marrë vesh kush

Po ti lexoni çfarë ndodh? Të gjitha tenderat jepen me fondin limit 98-99 %. Po ju tregoj një shembull. Në vitin 2007 kur instaluam sistemin dixhital të prokurimeve numri i pjesëmarrësve në 1 vit në prokurime u rrit nga 8300 në 56 mijë.
Gara e hapur uli çmimin me 25-30% në totalin e vitit, dhe tepronin para dhe ndërtonim të tjera. Kurrë nuk është ndërtuar rrugë me 5-7 apo 10 mln. Jo, asnjëherë. Është ndërtuar tuneli me 17-18 mln i Kalimashit, këto ndërtojnë rrugë në fushë me 22 mln euro. Është ndërtuar tuneli i Kërrabës me 14 mln. Këta kanë ndërtuar me 30 mln 7 km rrugë nga Iba në Farkë. Nuk ka parë toka hajdutë si këta. Nuk kanë të ndalur.

Ju jeni këtu, ngjitur me digat. Çfarë bëjnë këta, si kanë vjedhur tjetër këta. Falë asaj strategjie që shpallëm për ndërtimin e HEC-eve, njëri më të bukur, më të mirët, më ekologjikët është i ndërtuar ai i Ashtës këtu në zonë tuaj dhe falë kësaj strategjie sot HEC-et private prodhojnë 58% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë në Shqipëri.

Sot dy vite rresht, ne prodhojmë nga 9 miliardë kilovat orë në vit. 7 miliardë kilovat orë janë nevojat tona. Si rregull ne duhet të eksportojmë në rajon 2 miliardë kilovat orë. Çfarë bëjnë këta? Këta marrin digat verës, i zbrazin, ua shesin sekserëve të vet, kompani tregtare të njerëzve të tyre. Ua shesin me çmime qesharake, ua shesin me 30 euro, 40-45 euro.

Këta sekserët e tyre, këtë energji duke zbrazur digat e shesin në treg me 130-150-18 euro sepse kaq kushton në bursë. Ku shkojnë para? Të gjitha ndahen mes tyre. Biznesit i rrisin energjinë ja çojnë në 220 lekë, qytetarët i kërcënojmë me 800 kilovat, elektricistët bëjnë namin duke vjedhur qytetarët. Faturojnë emigrantët që kanë vite që nuk janë në Shqipëri.
Si u vjedhin ndryshe? Vjedhin me çmime. Rroftë sebepi dhe krijoi bordet komuniste për të rritur çmimet. Rritje çmimesh kanë ndodhur kudo, por çfarë kanë bërë qeveritë e tjera. Qeveritë e tjera të gjitha paratë që janë mbledhur nga rritja e çmimeve, ua kanë kthyer qytetarëve.

Ai kryeministri i Kosovës, i ktheu çdo pensionisti 100 euro shtesë, çdo studenti 100 euro, çdo rrogëtari, 110 euro. Me radhë e me radhë, këto u mblodhën, por janë tuajat. Këto i kemi marrë nga xhepat tuaj, për shkak të rritjes së çmimeve këto janë paratë tuaja.

Ku i çoi ky paratë. Ky paratë i ndau me klientelën e tij, i çoi në rrugë sepse atje i vjedh pa marrë vesh kush. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY