Erjon Veliaj shtron asfalt elektoral me kompani të sekuestruar, pronari i së...

Erjon Veliaj shtron asfalt elektoral me kompani të sekuestruar, pronari i së cikës është dënuar për trafik droge

53
0
Shares

Erjon Veliaj shtron asfalt elektoral me kompani të sekuestruar, pronari i së cikës është dënuar për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal, denoncon Silvi Bardhi, zëdhënëse e fushatës së kandidatit për Tiranën, Belind Këlliçi.

Erjon Veliaj ia beson punët e bashkisë një kompanie të vendosur nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Alesio 2014” është kompani e Anton Gjinaj i njohur si Pashuk Gjini, i dënuar për trafik droge në Spanjë. Ai është dënuar nga Gjykata Provinciale të Alicantes në vitin 2010, me 8 vjet e 9 muaj burgim për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Fotot tregojnë makineritë e kësaj kompanie e cila funksionon edhe pas urdhrit të sekuestrimit.

“Alesio 2014” është një prej 23 kompanive të
sekuestruara të Anton Gjinajt i cili sipas SPAK rezulton se bashkë me familjarët e tij kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë.

Tirana nuk meriton më asnjë ditë të drejtohet nga një kryebashkiak i cili partner ka kriminelët, trafikantët dhe bandën e hajdutëve.Silvi Bardhi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY