Të rinjtë dhe shoqeria civile protestuan sot para zyrave të sipërmarrësit të Edi Ramës nga Emiratet, Alabbar tek Air Albania në Tiranë.
Të rinjtë e akuzuan atë se po grabit pasuritë e vendit.
Ata pritestuan ndërkohë që biznesmeni arab po prezantonte projektin te një grup artistësh dhe përfaqësuesish të qeverisë.
Aktivisti Aulon Kalaja i bëri thirrje Alabbar të tërhiqet nga projekti i cili sipas tij përbën aferë korruptive.
Përveçse potencial ekonomik, Kalaja tha gjithashtu se Porti i Durrësit është edhe element identitar që e bën Durrësin dhe vendin perëndimor dhe europian.
“Këta grup të rinjsh janë nga Durrësi përgjithësisht të cilët shprehin kundërshtimin e tyre për projektin e Portit të Durrësit. Kemi bërë disa fletëpalosje të cilat ia kemi shprëndarë çdo artisti që është në takimin e qeverisë. Një fletëpalosje ia kemi dhuruar edhe zotit Alabbar i cili është personi kryesor në lidhje me aferën korruptive sipas nesh që po ndodh në Portin e Durrësit”, tha Kalaja.
Aktivistët shpërndanë fletëpalosje me 5 pika ku renditen arsyet pse Porti i Durrësit duhet të mbrohet nga kërcënimi i projektit të Ramës dhe Alabbar.
– Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe Porti i Durrësit përbën prioritet ndërkombëtar për sigurinë e aleatëve strategjikë.
– Porti i Durrësit është pika strategjike për Korridorin VIII për investimet strategjike të Shqipërisë si hekurudha për kalimin e mallrave nga lindja drejt perëndimit.
– Porti i Durrësit është i vetmi port në Shqipëri që garanton ardhjen e mallrave nga vendet e perëndimit.
– Porti i Durrësit krahas aeroportit Nënë Tereza është pika strategjike e turizmit në Shqipëri ku konkurron Monakon dhe Dubain për shkak të pozicionit strategjik lindje-perëndim.
– Ne mendojmë që Port i Durrësit është motori i ekonomisë së Durrësit.
Ndërkohë që vijonte protesta biznesmeni Alabbar ka dalë nga zyra e tij duke iu ofruar kafe, çaj dhe ujë protestuesve.
“Kishim një ndërprerje nga Alabbar, me sa duket është i shqetësuar nga prezenca jonë. Ne nuk shitemi as me kafe, as me ujë, e kemi zakon ta mirëpresim mikun në Shqipëri, por nuk është i mirëpritur në Portin e Durrësit për të na grabitur një nga pasuritë që na bën ne perëndimor”, u shpreh Kalaja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/