Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, Megatek, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.
Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra.
Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/