Është ndarë nga jeta ish-komandanti i Gardës së Republikës, Halit Gjecaj.
Ai ndërroi jetë këtë të martë në moshën 79 vjeçare, mësohet nga familjarët e Gjecajt.
Shkak është bërë një sëmundje e rëndë nga e cila ai vuante prej vitesh.
Gjeneral Halit Gjecaj ka mbajtur funksione të rëndësishme drejtuese në Forcat e Armatosura dhe Gardën e Republikës. Bë vitin e vështirë të 1997, ai ishte komandant i Gardës.
Ndërkaq ka pasur dhe disa kualifikime të lartë, më i rëndësishmi në selinë e NATO-s në Bruksel dhe më 23 janar të vitit 1994, me dekret të Presidentit të Republikës merr gradën e gjeneralit.
Homazhet për të do të zhvillohen nesër, e mërkurë 8 mars, prej orës 08:00 te ambientet e ‘Alba 2000’, Rruga e Dibrës. Varrimi do të bëhet po nesër në orën 13:00 në varrezat e Sharrës. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/