Në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Procesit të Berlinit më 16 tetor duke vendosur përfundimisht në hije Ballkanin e Hapur një inisiativë Rama Vuçiç me përkrahjen edhe të Moskës.
Ky samit mbahet për të parën herë në kryeqytetin e një vendi të Ballkanit Perëndimor, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
“Gëzohem që ti re dakord të ftosh në Shqipëri Samitin e ardhshëm të Procesin e Berlinit, në 16 tetor samiti do të zhvillohet. Samiti i Procesit të Berlinit, për herë të parë do të zhvillohet në kryeqytetin e një vendi të Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit ka treguar prej vitit 2014 se çfarë potenciali ndodhet në bashkëpunimin gjithëpërfshirës të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Integrimi i shpejtë i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike dhe dëshirojmë t’i mirëpresim sa më shpejt si anëtar në BE. Thelbi i negociatave mbetet sundimi i ligji, ndaj është mirë që anëtarë të rrjeteve kriminale dhe zyrtarë të rangut të lartë janë paditur dhe dënuar. Mediat e lira po ashtu është shumë e rëndësishme”, rha Scholz
Ndërkaq, kryeministri Rama në fjalën e tij u shpreh se vendi i tij e pret me kënaqësi një ngjarje të tillë.
“Samiti i Procesit të Berlinit spostohen në rajon për herë të parë dhe jam i lumtur që Tirana është zgjedhur si vendi i zhvillimit të këtij samiti. Do jetë një samit që do vazhdojë në rrugën e çelur, thellimin e procesit, do trajtojë bilancin e arritjeve të këtij procesi dhe objektivat për t’u arritur e do fuqizojë bashkëpunimin në rajon. Bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë që ne kemi dhe në këtë rrugë jemi me fat që Gjermania është një bashkëudhëtar i vëmendshëm dhe i përfshirë drejtpërdrejtë”, tha Rama. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/