Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha sot përpara mbledhjes së grupit që mbështesin Alibeajn se Lulzim Basha është e shkuara, pasi ka dhënë dorëheqjen dhe bëri thirrje një bashkim mes demokratëve për të dalë me një kandidat të përbashkët në këto zgjedhje.
“Duhet të ngrihemi mbi veten tonë për të ofruar një ofertë serioze për PD-në, në zgjedhjet e 14 Majit. Unë do të jem gjithmonë për bashkimin e Partisë Demokratike. Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen. Është e shkuara e PD-së, ne duhet të shohim nga e ardhmja. Data me firmën e tij është 18 Mars 2022.”
Enkelejd Alibeaj u beri thirrje kandidatëve të dalë nga procesi i primareve të Sali Berishës, që të futen në garën elektorale të 14 Majit nën siglën e grupimit të tij PD.
“Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet që kanë prodhuar primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë, i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip ndaj gjithë prurjeve në fjalë, në mënyrë eksplicite ndaj kandidatëve demokratë të primareve gjithashtu, me synim daljen me kandidatë unik”.
Por përkundër këtij propozimi, ashtu si Tabaku edhe Gazment Bardhi ka folur në mbledhje për një bashkim real të partisë.
“Gjatë kësaj kohe ka nevojë vetëm për maturi. Gjuha e urrejtjes nuk mund të ketë vend tek ne. Jemi 70 ditë larg nga zgjedhjet. Fokusi ynë duhet të jenë vetëm zgjedhjet e 14 Majit. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë, të ofrojmë çdo gjë, që të gjendet zgjidhje dhe PD-ja dhe opozita të dalë me kandidatë të përbashkët”.
Në mbledhjen e grupit mungoi Lulzim Basha, ndërkohë që pas diskutimeve pritet që grupimi i Alibeajt të bëjë të qartë qëndrimin që do të mbajë përballë kërkesës së një pjese të deputetëve që Partia Demokratike të mos dalë e ndarë më 14 Maj. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/