Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar sot jashtë parlamentit përgjigjen e Ramës në lidhje me çështjen McGonigal.
”Ky njeri nuk ndjen përgjegjësinë më minimale ndaj qytetarëve shqiptarë, ndaj Shqipërisë për autorësinë që ka në superskandalin e këtij shekulli, në Uotergejtin e shekullit të 21-të, ku së bashku me McGonigal dhe oligarkun rus, Oleg Deripaska, janë tre personazhet më të diskutuar dhe në botën e lirë, mund të them më të përçmuar dhe më të urryer.
Foli sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Bëri leximin e aktakuzës sipas tij, duke arritur deri aty që të thotë se kjo që thotë gjykata amerikane, nuk është e vërtetë, në një kohë që prokuroria amerikane ka në dorë çdo email, komunikim, telefonatë, çdo bisedë”, tha ndër të tjera Berisha.
Deklarata dhe pyetje përgjigje:
Ka një lidhje tjetër, të pamohueshme dhe kjo lidhje është Deripaska. Deri Deripaska në vitin 2018 është sanksionuar në SHBA, por në Tiranë deri në vitin 2022 ka marrë pagesa të rregullta për të gjitha kompanitë e tij të shumta që shtrihen në katër anët e vendit. Janë pagesa nga entet shtetërore.
A e lidhi McGonigal, Ramën me Deripaskën, apo Deripaska Ramën me McGonigal, këto janë gjëra për t’u hetuar. Por pa asnjë diskutim që faktori Deripaska nuk është vetëm në Nju Jork, por është një faktor prezent edhe në Shqipëri. Atij i janë disbursuar para të taksapaguesve shqiptare deri në fund të vitit 2022, kur janë vendosur sanksionet BE ndaj tij
– Z.Rama tha se jeni financuar ju si parti nga paratë ruse?
Berisha: Rama tregon se çfarë formimi ka. Rama ka akuzuar ka dërguar në prokurori Lulzim Bashën për larje parash, dhe i ka mbyllur dosjen sipas ligjeve shqiptare. Për atë akt Lulzim Bashës i takonte të dënohej 6 vite. Tani, asnjë akuzë në dosje nuk ekziston për para ruse, sepse Ramës i interesonte pengmarrja e Lulzim Bashës, dhe jo e vërteta. Por, do shkojmë pak më tutje meqë erdhëm deri këtu.
Kjo ka një anë tjetër të zezë.
Raporti i komunitetevë inteligjente. Ky thotë CIA. Mund të jetë CIA, nuk e di, thotë që PD ka marrë 720 mijë dollarë nga rusët. Ju e dini që Donald Lu dosjen dhe e solli tek unë, e çoi nëpër media dhe me rradhë. Si ka mundësi që Yuri Kim, guvernatorja bëri gjithçka për të mbajtur në krye të PD Lulzim Bashën? A mudtë më thoni ju pak?
E bëri këtë në emër ë Edi Ramës, McGonigalit, apo kush ia tha asaj këtë orientim? Si ka mundësi që këtu erdhi më datë 9 dhjetor 2021 Gabriel Escobar, sot zyrtar shumë i lartë në SHBA dhe tha mezi pres ta pres Bashën në Uashington, pikërisht dy ditë para kuvendit tonë. Çfarë kombinimesh kishte këtu? Unë nuk jam në gjendje t’i zbërthej. Por di që pavarësisht se Lulzim Basha u akuzua zyrtarisht nga autoritetet amerikane për financim rus, u bë gjithçka që ai të mbetej kryetar i PD, për interesa të Edi Ramës dhe askujt tjetër, as të SHBA dhe as të Shqipërisë, por të largohej Sali Berisha i cili natyrisht, kurrsesi nuk mund të ndiqte interesat e Edi Ramës, as interesat ruse në Shqipëri.
– Po mungesa e z.Basha ditën e sotme në mocionin për debat?
Berisha: Tani, disa gjëra nuk kanë nevojë për koment. Është no comment.
– Çfarë skenari ka opozita për protestën e nesërme?
Berisha: Madhështore! E jashtëzakonshme! Qytetarët e shohin se kanë të bëjnë me një kufomë tepër të pakallur, tepër e rrezikshme, për vendin dhe shoqërinë dhe duhet ta largojmë sa më parë.
– Çfarë ndodh nëse nuk e fitoni këtë betejë ditën e nesërme për vulën e PD?
Berisha: Nuk kam asnjë lloj arsye që të ndërhyj në vendimin e gjykatës. Kam, e them me bindje absolute që mund të pranojë palë, përveç Blerina Muçit, atë që nuk është palë. Ajo e bëri me ndërhyrje të fuqishme të Edi Ramës, Erion Veliajt, dhe Yuri Kim.
Erion Veliaj është një nga më kryesorët në aferën e gjobëvënies dhe blacklistimit. Merrni rastin e Ylli Ndroqit. Muaj, në mos vite, përpara se të shpallej nongrata, Erion Veliaj shkruante se do e shpallim non grata.
E keni në të gjitha mediat të publikuar. Kjo do të thotë se ky gjobëvënës bashkëpunonte me ekipin McGonigal, rregullonin letra dhe mashtronin autoritetet dhe vepronin në këtë mënyrë.
Pra, komisioni hetimor parlamentar është jetik për të zbardhur të gjithë aspektet e kësaj afere nga më mafiozet në historinë e vendit.
– A keni informacion për paralajmërimin që dha kryeministri Rama sot që një tjetër politikan do shpallet non grata në Shqipëri?
Berisha: Se çfarë thotë ai nuk ka rëndësi për mua. Për mua ka rëndësi që t’ju them juve këtu se atë që Edi Rama ka bërë ndaj SHBA mund ta bënte vetëm Lukashenko, ose Putini, edhe Vuçic do kishte frikë ta bënte.
– A zbeh performancën tuaj si grup parlamentar protestën e nesërme duke qenë se ju kishit tre javë që e kërkonit mocionin me debat, dhe ndryshe nga zhurma që pamë gjatë tre javëve të fundit sot seanca ishte shumë e qetë?
Berisha: Seanca ishte shumë e qetë. Shumë e drejtë. Sepse qetësia synonte t’u jepte mundësinë qytetarëve shqiptarë të mërrnin vesh nga e vërteta për një nga aferat më mafioze, më të rrezikshme, më anti-shqiptare që ka ndodhur ndonjëherë, kjo është shumë e vërtetë.
Nesër protesta nuk ka lidhje fare me vendimin e gjykatës. Nuk ka asnjë lidhje. Në asnjë mënyrë unë nuk mund të paragjykoj një vendim i cili nuk ekziston as edhe një bazë ligjore për të shpallur palë atë që nuk është palë. Mirupafshim! a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/