Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha komenton fjalën e Ramës: Jeni hetuar nga SHBA ju dhe bashkëpunëtorët tuaj në gjithçka

02/03/2023
Berisha komenton fjalën e Ramës: Jeni hetuar nga SHBA ju dhe bashkëpunëtorët tuaj në gjithçka
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në Parlament se ekzistojnë dy dokumente të SHBA-së, një që është publikuar vitin e kaluar dhe një tjetër, që tregon lidhjen e Ramës me Mc Gonigal dhe të tjerët të përfshirë në këtë aferë korruptive.

Ai gjithashtu thotë se e gjithë qeveria e Ramës ku bashkë me ministra dhe këdo tjetër që ka lidhje me kryeministrin është në hetim.

Mbrojtja që Rama bëri ditën e sotme ishte e pavlefshme dhe se prej kësaj ai nuk mund të qëndrontë më gjatë në parlament, tha Berisha.

“Shqiptarët e panë se këtu pak kohë më parë pikërisht personi që i leshoi karrigen Mc Gonigal foli si një kufomë politike.

Iku si hije se ka kryer krime shumë të rënda e siç thotë e respektuara Washington Post që ai në një dalje televizive e quajti gazetën më serioze, si thotë kjo Edi Rama dhe Mc Gonigal ishin të zhytur në grykë në veprimtari të paligjshme.

Unë nuk kam fakte për të gjithë veprimtarinë, po kam besim se kjo gazetë ka inforomacion të plotë mbi llumin e zhytur të Mc Gonigal dhe “Edvin Gonigal”.

Doli këtu dhe mendoi se duke lexuar sipas tij aktakuzën do mund të mashtronte shqiptarët. Unë do informoj shqiptarët se ka dy dokumenta zyrtar të SHBA-së. Njëri si publikim daton në shatorin e vitit të kaluar, ai është një vendim gjykate për të hetuar çdo gjë drejt Edi Ramës për të hetuar çdo telefonatë, çdo sms, çdo email, çdo komunikim që ai ka patur me cilindo nëpër botë, por ky urdhër u përfshin të gjithë ju, të hetohen të gjithë ministrat e qeverisë dhe çdo njeri tjetër pra jeni të gjithë të hetuar.

Qeveria e Shqipërisë dhe çdo person i lidhur përfshirë, jo kufizuar kryeministrin.

Jeni në hetim ndaj dhe mendoni se nuk do të shpëtoni.

Ju në të gjitha ato komunikime mos të keni kryer vepra të përbashkëta me Edi Ramën?

Edi Rama ka kryer së pari pabesinë dhe krimin e rekrutimit të kryeagjentit të FBI-së.

Në 9 shatator është me Mc Gonigal në zyrë, kush ia solli Ramës Mc Gonigal? Duçka juaj.

Gënjen ai thotë, nuk ishte ai në takim.

Çfarë është Duçka, njeriu që Rama e ka pajisur me pasaportë diplomatike, që shkruante artikuj kundër gjykimi të gjykatës së Hagës, personi që vinte me avion special të kompanisë gjigante kineze dhe e merrte Ramën në Kinë, njeriu që sponsorizonte udhëtimet mijëra dollar të Ramës në Hong Kong.

Është njeriu që solli Mc Gonigal, a ishte agjent rus Mc Gonigal që ishte tradhëtar i vendit të tij ishte dhe u shit te Deri Paska.

Së dyti E Rama u miqësua aq shumë me të sa kishte sekretin më të madh miqësinë me të, nuk e ndante as me shefa as me drejtor policie, po me Damianin. Mos më thoni jo se do nxjerr dokumenta.

Pra ju jo vetëm që shtoheshit po i bënit dhe favore, i jepnit licenc si thoshte ai. Gaz Prom me dokumenta e përfshirë.

Nuk është e vërtetë se gjykata amerikane ka deklaruar ne aktpadi se te zyra e kryeministrit u bë pagesë pë të hetuar dhe bërë lobing.

Ata disponojnë çdo gjë, prandaj kryetari juaj është një kufomë politike.

Ai i fut mikut thikën, të bëjë sa të dojë deklarata, ka futur administratën në një vorbull korruptive spiunazhi që askush nuk e merr vesh.

Rrini me të, ne do ta heqim atë, Komisionin do ta krijojmë.” a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.