Gjykata e Faktit dhe gjykata e Apelit e lanë më burg Hutrën,...

Gjykata e Faktit dhe gjykata e Apelit e lanë më burg Hutrën, kush e liroi kriminelin

100
0
Shares

As Gjykata e Faktit, as gjykata e Apelit nuk e kanë liruar nga burgu Dan Hutrën. Me 14 shkurt Apeli vendosi që ai të vuajë dënimin në burg.

Detajet:

Referuar interesimit mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhurme zëvëndësimin e e masës sigurimit “arrest burg” me masën e sigurimitdetyrim paraqitje në policinë gjyqësore, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale Dan Hutra, idyshuar për kryerjen e veprëse penale Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a Kodit Penal.

Me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.0.2023 Gjykata e RrethitGjyqësor Tiranë, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinëgjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 tëGjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY