Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Xhaçka ka informuar ambasadorë se gjykatësit kanë vendosur të pengojnë regjistrimin e PD në zgjedhje

01/03/2023
Berisha: Xhaçka ka informuar ambasadorë se gjykatësit kanë vendosur të pengojnë regjistrimin e PD në zgjedhje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në njëbtakim me grupin parlamentar të PD se Olta Xhaçka ka informuar ambasadorë se gjykatësit kanë vendosur të pengojnë regjistrimin e PD në zgjedhje.

Deklarata:

Ju jeni njohur me faktin se Olta Xhaçka ka informuar ambasadorë, pasi Taulant Balla ka informuar për vendimin. Ka informuar ambasadorë se gjykatësit kanë vendosur, sipas saj kanë vendosur të pengojnë regjistrimin e PD në zgjedhje.
Unë ç’është e vërteta, megjithëse burimi është shumë i sigurt, përsëri nuk mund të shprehem dhe nuk mund të paragjykoj, pasi mendja ime nuk frenon kurrë që tre gjykatës të mund të marrin një vendim që do shkojë në kohëra si vendimi më i zi kundër një shoqërie dhe një populli si përpjekja më anti-kushtetuese, më e paimagjinueshme për të përjashtuar opozitën nga zgjedhjet në një kohë ku ajo ka plotësuar çdo kusht ligjor. Dhe të bëhet kjo duke shpallur palë atë që kurrë nuk është palë, duke marrë përfaqësues atë që nuk përfaqëson asgjë, kjo tejkalon çdolloj imagjinate.
Ndaj dhe unë nuk jam i prirur, e them prapë që të besoj aq shumë korrespondencën e Olta Xhçkës me ambasadorë për këtë çështje.

Berisha: Dosja e Edi Ramës po bëhet çdo ditë e më e zezë nga hetimi i FBI dhe Kongresit

Sot ne mblidhemi në prag të mocionit për Edvin Gonigalin, i cili bëri gjithçka që të sabotojë këtë mocion, që të fshihet nga superskandali i shekullit, nga ‘Uotergejti’ i shekullit të 21, por një gjë i garantoj shqiptarëve se dosja e tij po bëhet gjithnjë e më e zezë nga hetimi shumë serioz që bën FBI dhe Kongresi i SHBA.
Edi Rama në këtë dosje, rreshtohet me Deripaskën dhe McGonigal. Rreshtohet si një person që i lejoi vetes një akt të cilin mund ta ndërmirrte vetëm biri shpërtëror i Enver Hoxhës, apo i Kim Jon Un. Pra rreshtohet me ata persona që nga urrejtja apo shkaqe të tjera nuk njohin asnjë kufi në akte dhe veprime të tyre kundër SHBA.
Në memorien e kohërave ky akt do të nxije gjithnjë e më shumë. Përmasat e superskandalit Rama-McGonigal në Shqipëri bëhen çdo ditë më kundërmuese e më të mëdha e më të zeza.
Unë kam bindjen se nesër në parlament atij do t’i numërohen në sy një për një e gjithë veprimtaria supermafioze me akte të veçanta që ai ka kryer me një tradhtar të kombit amerikan, të cilit i ishin besuar detyrat më të larta në fushën më sensitive të sigurisë së SHBA, dhe shqiptarët duhet të njihen me të gjitha aspektet.
Shqiptarët duhet të njihen me të gjitha aspektet, duhet të njihen me qindra e qindra denoncime të mediave Amerika, europiane, botërore të cilat dilnin tre personazhe të zeza; Oleg Deripaska në njërën anë, McGonigal tradhtari i SHBA në anën tjetër, dhe Edi Rama supermafioz. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.