Çfarë tha Hutra kur kreu vrasjen e gruas së parë në 2007

Çfarë tha Hutra kur kreu vrasjen e gruas së parë në 2007

82
0
Shares

Dan Hutra, 26-vjeçari nga Vaqarri që masakroi bashkëshorten me thikë në 2007, para gjyqtares së gatshme, pohoi krejt i qetë se e kishte kryer krimin, po jo me paramendim.

“E kam ndarë mendjen që do bëj 8 vite burg, por gjithçka ndodhi për fajin e saj”,tha ai. Pas kësaj gjykata urdhëroi mbylljen e tij në qeli deri në përfundim të hetimeve, duke urdhëruar Prokurorinë që gjatë kësaj kohe të dërgonte për ekspertizë psikiatrio-ligjore, të pandehurin.

Ai vetë dhe avokati i tij, i caktuar kryesisht nga gjykata nuk pranuan të jepnin shpjegime të hollësishme duke pohuar se gjithçka do e sqaronin gjatë hetimeve dhe më pas në gjykatë kur dosja të mbërrinte për shqyrtim. Hutra, me precedentë të mëparshëm penalë u kap në Kukës, ku kishte shkuar të strehohej te njerëzit e tij.

Sot ai qëlloi mbi gruan tjetër me automatik duke plagosur atë dhe nënën e saj ndërkohë që vrau të motrës e gruas dhe kunatën e saj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY