Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kuvendi refuzon përjashtimin e Spiropalit, Bylykbashi: Parlamenti me dy standarte

01/03/2023
Kuvendi refuzon përjashtimin e Spiropalit, Bylykbashi: Parlamenti me dy standarte
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy deputetë të PD, denoncuan sot faktin se komisioni i etikës ka refuzuar kërkesën e disa deputetëve për përjashtimin e Elisa Spiropalit.

Deklaratat:

Oerd Bylykbashi: 11 deputetë të parlamentit të Shqipërisë kërkuan ditën e premte përjashtimin nga seancat e parlamentit të deputetes dhe ministres për marrëdhëniet me parlamentin znj.Spiropali, për gjuhën e papranueshme të saj në seancën e fundit ndaj deputetëve të Shqipërisë. Kërkuam që të përdoret i njëjti standart që është përdorur masivisht kundër deputetëve të opozitës.

Është marrë vendimi nga prmalenti, nga shumica për të rrëzuar këtë kërkesë. Është tregues i qartë i dy standarteve që kjo mazhorancë që Edi Rama po përdor qartazi duke përdorur rregulloren kuvendit të Shqipërisë si dhunim ndaj të drejtave të opozitës, me qëllimin e vetëm për të bërë të pamundur që deputetët e opozitës të jenë prezent në sallë, të ngrenë problemet, të kërkojnë atë që është detyra e tyre, kontrollin e qeverisë.

Kemi bërë vetëm një gjë. Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor, mocionin me debat, seancat e pyetjeve si instrumenta që na i garanton Kushtetuta në interes të zgjedhësve për të kontrolluar Edi Ramën. Për çfarë? Për skandalin e jashtëzakonshëm McGonigal. Atë që është kaq i rëndë, saqë edhe vetë autoritetet gjyqsore e shohin të nevojshme që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të tronditjes së madhe që shkakton.

Pra, Edi Rama është pjesë e këtij skandali. Ne kërkojmë llogaridhënien e tij, kërkojmë qe parlamenti të hetojë deri në fund. Këtë kemi kërkuar, për këtë jemi përjashtuar tashmë. Vendimi i mazhorancës që të rrëzojë kërkesën për përjashtimin e Elisa Spiropalit për gjuhën e papranueshme dhe shkeljen e rregullave të parlamentit ndaj deputetëve të Shqipërisë e rrëzuar, ndërkohë që deputetët e opozitës përjashtohen.

Janë rreth 27 deputetë të ciilët janë përjashtuar. Edi Rama, sigurisht që përfaqësohet nga Elisa Spiropali është simboli dhe lapidari i të gjithë dhunës verbale dhe dhunimit të parlamentit të Shqipërisë. Sigurisht që nuk presim asgjë prej tyre, por për ta kuptuar qartë dyfytyrsinë dhe dy standartet e kësaj mazhorance ne nuk presim që të gjejmë zgjidhje nga kjo, por ta kuptojnë shqiptarët. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.