Berisha: Rama po bën ndërhyrjet e fundit armiqësore ndaj PD-së në gjykatë,...

Berisha: Rama po bën ndërhyrjet e fundit armiqësore ndaj PD-së në gjykatë, por i themi se faturën do e paguash vetëm ti

33
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se Rama po bën ndërhyrjet e fundit armiqësore ndaj PD-së në gjykatë, por i themi se faturën do e paguash vetëm ti

Deklarata:

Ne do ti qëndrojmë atij. 3 marsi është një ditë e veçantë, një ditë që do të flasim fuqishëm, protestën tonë, revolucionin tonë. Kufomë politike e pakallur. Sot ai përbën rrezikun më të madh për këtë vend. Sot ai është i gatshëm të marrë çdo vendim me qëllimin e vetëm që të shpëtojë lëkurën e tij. Sepse ai e din, me korruptimin e McGonigal, thikën e tmerrshme që i futi marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por së pari sigurisë së SHBA-së duke i rekrutuar me para kryezbuluesin, ai nuk mund të ketë më kurrë shpresë për të ardhme politike. Ai ka kryer një suicid politik.

Por do të bëjë gjithçka, do të marrë çdo vendim, do të mbajë çdo qëndrim në mënyrë që të mund të mbijetojë. Dhe ne i themi atij se ne do të mbajmë çdo qëndrim, do të marrim çdo qëndrim në mënyrë që të të shporrim njëherë e mirë nga skena politike.

Nuk kufomë politike nuk mbahet kurrë në pushtet. Shoqëria dhe vendi duhet të shpëtojnë një minutë e më parë prej tij. Ai na fton ne për qëndrime, vendime për të cilat do të paguajë çmimin më të madh. Po bën ndërhyrjet e fundit armiqësore ndaj PD-së në gjykatë. Por unë i them, se absolutisht ndaj çdo vendimi tënd, faturën do e paguash vetëm ti si kryeministër, si krim-ministër, qeveria jote. Ne nuk shuhemi, ne jemi forcë politike e pamposhtur, ne e faktuam këtë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY