Nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja u dënua me 12 vjet burg në Belgjikë, sipas mediave vendase.
Ai ishte pjesë e grupit kriminal shqiptaro-letonez, dhe u dënia tre vjet më shumë se sa kishte kërkuar Prokuroria Publike.
Gjatë gjykimit, Prokuroria Publike e cilësoi grupin si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës.
Për të ilustruar këtë deklaratë, prokuroria publike iu referua kutive të mbushura me para të drogës, fotove të drogës, konfiskimit të orëve luksoze.
“Hetuesit kanë mundur të përcaktojnë organizimin rreth 36-vjeçarit Kaspars ‘The Boss’ N., falë pajisjeve të përgjimit që kishin vendosur në banesën e tij në Berchem.
Hetuesit dëgjuan Kaspars N. dhe shqiptarin Ramazan R. duke folur për një kontejner që ndodhej në kalatën 1742.
Një kontenier me banane që tashmë ishte kontrolluar nga dogana, por pa rezultat. Gjatë një kontrolli të ri, doganierët gjetën në tavan 57 kilogramësh kokainë”, shkruan media belge.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/