Viktimë e një aksidenti në një autostradë në Kroaci ka mbetur një 41-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Ai ndodhej në një autobus nga Shqipëria që doli nga rruga ndërsa aksidenti ndodhi rreth orës 23:43 në kilometrin e 112-të të autostradës nga Spliti në Zagreb, jo shumë larg Otoçacit.
Autobusi me targa shqiptare AB802CT, që drejtohej nga një 58-vjeçar shqiptar humbi kontrollin krejt papritur, duke u përmbysur në rrugën me borë.
7persona, mes të cilëve dhe shoferi, u transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac. Po ashtu raportohet se shoferi ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Karllovacit. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/