Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Një vit nga fillimi i luftës në Ukrainë, Rama mesazh nga Hiroshima

24/02/2023
Një vit nga fillimi i luftës në Ukrainë, Rama mesazh nga Hiroshima
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një vit nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kryeministri Rama: “Çdo përpjekje për ta kthyer të shkuarën, të dështojë me turp”.

Gjatë vizitës që Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Japoni, nëkuadër të 42 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatikemes dy shteteve, kreu i shtetit shqiptar u ndal në Hiroshima ku vendosi një buqetë me lule në Memorialin Përkujtimor të Paqes si dhe vizitoi Muzeun Përkujtimor të Paqes.

Pas vizitës së tij në Muze, në këtë ditë që shënon plot një vit nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Kryeministri Rama u shpreh:

“Ishin të shumtë ata që menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh, por ja ku jemi këtu sot, 1 vit rezistencë heroike e popullit të Ukrainës nën lidershipin guximtar dhe vullnet hekurt të presidentit Zelenskyy, me mbështetjen e botës demokratike dhe tanimë është e qartë për të gjithë se Rusia nuk mund ta fitojë luftën.

Ndërkohë që kur them ja ku jemi këtu, dëshiroj të shtoj se unë kam nderin ta bëj këtë mesazh këtu nga Hiroshima, pas një momenti të gjatë dhe jashtëzakonisht të veçantë nderimi në Memorialin e të humburve e të zhdukurve nga goditja e bombës atomike dhe pastaj në muzeun e tmerreve të bombës atomike dhe shtoj që të luash sot me fjalën bombë atomike sikur flet për kukulla, është vërtetë një turp i civilizimit tonë dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme mbështetjen për Ukrainën, aleancën e të gjitha vendeve demokratike dhe mbi të gjitha, vendosmërinë e secilit që ka respekt për dinjitetin njerëzor, për lirinë, për vlerat e demokracisë, në mënyrë që e shkuara të mbetet e shkuar dhe çdo përpjekje për ta kthyer të shkuarën të dështojë me turp”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.