Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Belind Këlliçi: Më 14 maj do të hapim Bashkinë për të gjithë qytetarët!

23/02/2023
Belind Këlliçi: Më 14 maj do të hapim Bashkinë për të gjithë qytetarët!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Turi “Jam këtu t’ju dëgjoj” i kandidatit të Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka vazhduar në njësinë nr.7 në kryeqytet përmes takimeve në rrugë me qytetarët. I hapur për të diskutuar mbi çdo shqetësim në përditshmërinë e tyre, Këlliçi ka biseduar mbi pritshmëritë e banorëve të zones nga pushteti vendor duke i siguruar se pas 14 Majit, bashkia do të jetë e hapur për këdo.

“Bëj një zyrë ku të ankohet mileti! Ku të ankohesh? Ku të kërkosh të drejtën tënde? Ku në dynja… këtu s’ka më. Edhe në kohë të komandantit shkoje ankoheshe! E gjeje një zyrë, thoje “vlla më kanë bërë këtë gjë”. Këtu të bëjnë ç’të duan, s’ke ku shkon të ankohesh! Te bashkia, nje drejtor taksash atje, një hajdut, nuk e di ça të të them!” ishte ankesa e një prej banorëve të zonës.

“Na e ka sjellë shpirtin në majë të hundës. Nuk durohet më!” tha një tjetër.

“Po pse kështu? Ai nxjerr edhe sondazhe “e do gjysma e popullit”, “Po vdesin në Tiranë me e votu prap”. Por nuk e ke idenë! Si ty takoj me qindra në ditë, që më thonë kur do ta heqim! Më ndihmoni dhe ta heqim bashkë!” ishte përgjigjia e Këlliçi.

Në takimet që pati me qytetart, Këlliçi hasi edhe në ankesat direkte për familjen e Veliajt. Një qytetare i rrëfeu se si familja e bashkëshortes së Veliajt i kishte bllokuar rrugën e daljes së biznesit prej më shumë se një viti.

“Përballë me “Mondialin” e kam shtëpinë. Na ka penguar me dyqanin që kemi ku ka qenë shtëpia botuese “Naim Frashëri” e shoqja vet, gruaja e tij. Na ka bllokuar kot fare. “Hapni derë nga të doni” thotë, se këtej është pjesa ime. Ka një vit e ca, biznesi është i bllokuar” u shpreh gruaja, ankesa e së cilës është mbajtur shënim.

Irritimi i banorëve për padrejtësitë dhe abuzimin me ndërtimet ndjehet kudo në takimet e drejtpërdrejta me qyetarët.

“Këta janë maskarenj! E bënë Tironën gjithë kulla, dal atje në qendër, nuk merr dot frymë! Ky popull duhet të ngrihet! Se veç me qenë pa tru!” u shpreh një prej qytetarëve.

“Shkon te bashkia dhe të mbyllin dyert!” u shpreh një tjetër.

“S’kam votuar kurrë Partinë Demokratike, asnjë herë! Por kam vajtur te Erjon Veliaj kushedi sa herë. Vetëm ca goca atje! Ku ka njeri atje? Po pse ai i IMT-së etj etj?! I kam bredhur IMT-në, IKMT-në!” u shpreh një tjetër që premtoi votën për kandidatin e PD për Tiranën.

“Pas 14 Majit, do t’i hapim dyert për të gjithë” ka qenë përgjigjia e Këlliçit, që ka qenë i gatshëm të dëgjojë këdo prej qytetarëve të interesuar për të shprehur mendimin apo hallin e tyre.

Turi “Jam këtu t’ju dëgjoj” ka si qëllim dëgjimin e banorëve kudo në Tiranë. Në bazë të ankesave dhe problematikave në çdo lagje do të hartohet programi për qeverisjen e kryeqytetit pas 14 Majit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.