Ambasadori italian në Shkodër: Duhet një opozitë e fortë dhe e bashkuar

Ambasadori italian në Shkodër: Duhet një opozitë e fortë dhe e bashkuar

39
0
Shares

Nga Shkodra, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci gjatë një takimi me kreun e bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia bëri thirrje për një opozitë të fortë.

“Zgjedhjet e 14 Majit janë zgjedhje të rëndësishme pasi zgjedhin drejtuesit e 61 bashkive. Do të doja që më 14 Maj politikanët të mundohen që ti ofrojnë zgjidhje qytetarëve.

Do të dëshiroja që me 14 Maj, politikanët të ofrojnë alternative për banorët. Qëndrimi im është që edhe opozita të mbushë boshllekun e krijuar, sepse në demokraci një mazhorancë ka nevojë për një opozite, opozita është e fortë nëse është e bashkuar, por këshilla ime si përfaqësues i Italisë është që opozita duhet te jetë e fortë dhe e bashkuar që në parlament të bëjë një opozitë serioze mbi gjëra konkrete dhe jo vetëm kaos, pasi kjo nuk i shërben askujt, as mazhorancës”, tha  ambasadori i Italisë gjatë vizitës në Shkodër. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY