Si u vra 37 vjeçari shqiptar i pafajshëm në një kafe të...

Si u vra 37 vjeçari shqiptar i pafajshëm në një kafe të Athinës

79
0
Shares

Një 37-vjeçar shqiptar u vra aksidentalisht pasi një plumb e preku në pjesën e shpatullës ndërsa qëndronte në një kafe në Athinë.

Ai ishte nga fshati Rusan, Delvinë. Viktima u identifikua nga vëllai i tij ndërsa quhej Pellumb Islami me profesion hidraulik.

Mediat greke raportojnë se i riu ishte hidraulik ndërsa personi që e qëlloi nuk dihet ende por bëhet fjalë po për shqiptar, por që nuk kishte lidhje me viktimën.

Sipas medias greke kanë qenë gjithsej 7 persona, po ashtu shqiptarë, që janë futur në këtë lokal në orët e vona të së martës, duke debatuar por ende pa u sjellë kamarierja gotat me ujë, ata janë ngritur për t’u larguar.

Në moment e sipër një prej tyre ka shtënë me armë. Plumbat prekën 37-vjeçarin i cili në fakt po qëndronte në tavolinën e tij, pa asnjë lidhje me grupin e shqiptarëve që po konfliktoheshin.

37-vjeçari mori plagë të rënda dhe u dërgua në spital, por ndërroi jetë atje pas disa orësh. Sa i përket autorëve ata u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes. Dëshmitarët thanë se ikën me një makinë tip “Mercedes” ngjyrë gri. Pranë lokalit ku ndodhi incidenti tragjik lanë një makinë tip “Cadillac”, shkruan Newsit.gr. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY