Pedagogët i rikthehen protestës, qeveria nuk i dëgjoi

Pedagogët i rikthehen protestës, qeveria nuk i dëgjoi

46
0
Shares

U zhvillua sot protesta e pedagogëve, të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre disa prej të cilave janë të panegociueshme.

“Më vjen mirë që ka një prezencë të dominuar të universitetit të arteve. Kolegët tanë janë dita ditës më të sensibilizuar për platformën e re të arsimit që janë çështjet madhore që universitetet duhet të rishikojnë.

Pa vlerësim financiar të mirë nuk ka as staf akademik të mirë. Qeveria dështoi. Shtesa e rrogës është e pa konsiderueshme. Ne i qëndrojmë kërkesën që pagat të mos jenë më pak se mesatarja rajonale ose të paktën sa niveli i pagave në Kosov”- u shpreh një prej pedagogëve që e mori fjalën në protestë.

Në protestën e pedagogëve ku foli edhe publicisti Fatos Lubonja ka thënë se përpjekjet për të ndryshuar Shqipërinë janë bërë për një kohë të gjatë por sot sipas tij kemi arritur në fund.

Fatos Lubonja: Për një kohë të gjatë jemi përpjekur për ta ndyshuar për mirë Shqipërine dhe kemi arritur në fund fare. Është njëe qender studimesh mbi nje temë që i është drejtuar vendeve europiane. Sa duhet të besojmë te të tjerët dhe pergjigja ishte tronditëse për listën shqiptare. E fundit ishte Shqipëria me 2.8% që besonin te të tjerët.

Ke një kryeminisitër i cili kur i thonë se nuk kemi punëtorë, i është përgjigjur, unë të këshilloj të marrësh bangaldeshas, madje sapo të filloj të mësojnë shqip dhe të belbëzojnë liri demokraci, hiqini dhe merrni të tjerë. Kjo është gjendja. Ka të bëjë me shkatërrimin e shkatërrimeve që i ka ndodhur këtij vendi. Është rrethuar me keto kulla absurde të pastrimit të parave të pista. Shkatërrimi kryesor është te atij njëriu që nuk beson te njëriu shqiptar. Restarti duhet të filloj nga njeriu.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. r.a

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY