Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se oshte thirrur sot në SPAK në lidhje me çështjen e ÇEZ-DIA. Meta foli për mediat pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ndërsa theksoi se kjo çështje riaktivizohet sa herë që Rilindja është në krizë ndërsa mohoi të kishte lidhje me privatizimin e ÇEZ.
Meta: Jam thirrur në SPAK për një çështje të trajtuar në 2015 me burime të hapura.
Kam dhënë sqarime shterruese që në vitin 2015 kur është rihapur cështja.
Unë mund të them gjëra që thashë atje e janë stërthënë. Meta nuk ka asnjë lidhje me privatizimin e CEZ se ka qenë në opozitë, nuk ka lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA, se është bërë kur Meta nuk ka qenë ministër i ekonomisë. Gjatë 4 muajve si ministër i ekonomisë, CEZ jo vetëm që nuk ka përfituar asgjë nga qeveria shqiptare por kemi qene ne debate të vazhdueshme, se nuk po i bënin investimet nga detyrimet që kishin marrë dhe se dyti ERE mori një vendin që në gjykimin tonë favorizonte CEZ në krahasim me KESH, qeveria e kundërshtoi vendimin dhe drejtori e kundërshtoi, dhe përplasja mes qeverisë dhe ERE ka qenë shumë e fortë.
Kryetari i Partisë së Lirisë tha se ftesa nga SPAK e ka burimin nga Endri Fuga dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të Ramës, të cilët nëpërmjet portaleve dhe metodave të tjera korruptive kanë “pushtuar” dhe SPAK-un.
“Nuk jam thërritur për asnjë vendim që ka të bëjë me përmbushjen e funksionit tim zyrtar për atë periudhë, nëse drejtësia të kërkon, nuk mund t’i shmangesh pyetjeve. Pa asnje diskutim nuk ekziston asnjë akt, asnjë dokument që Ilir Meta të ketë favorizuar cilindo. Nuk kam asnjë shqetësim sepse nuk ka asnjë fakt, që Ilir Meta të ketë abuzuar me detyrën. Bashkëpunëtor tjetër është Endri Fuga, dheshumë nga ata që punojnë në qeveri. Mund t’ju them me bindje të plotë se prokurori apo person i autorizuar për të më pyetur, mund të publikojë të gjitha përgjigjet.
Çdo pyetje ta publikojë menjëherë, gjithçka është një mashtrim, ndërkohë që këtu janë mal dosjet dhe kallëzimit e bëra dhe nga unë. Unë nuk nuk ndaloj askënd që të bëjë pyetje, nuk shkel rregullat dhe procedurat. E dini kush i ka dhënë udhëzimet që të thërritet Meta në SPAK, janë dhënë nga kongresi i Partisë, Ilir Meta është i hapur, transparent, mezi po presim për ato firmat që vazhdojnë të vjedhin miliona euro nëpër landfille, të ketë akte dhe për të gjitha çështjet, kjo ka sjellë, që Shqipëria të jetë vendi më i korruptuar në kontinent dhe i dyti në botë.
Mendoj se kjo është një çështje e drejtësisë, CEZ nuk ka patur asnjë përfitim, përvec se kundërshtimit tim juridik dhe kjo është e vërtetuar.Ne e kemi bërë detyrën tonë në mënyrë të shkëlqyer në mbrojtje të interesit publik. Kjo sajesë është bërë me portalet e Fugës, unë i kam përgjigjet e qarta, unë kam qenë në vizitë pune, nëse kanë dëshirë të më thërrasin mua, sa herë të jetë ftesë zyrtare unë do të paraqitem.
Është falsifikuar firma e ish-kryetarit të kuvendit, nga kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla në Gjykatën Kushtetuese kundër Presidentit të Republikës, po kjo s’ka bërë asnjë shqetësim. Unë kujtova se ishte një nga dhjetra çështjet që unë kam denoncuar në SPAK, ndonëse do të vija patjetër për çdo çështje”, deklaroi Ilir Meta pas daljes nga SPAK.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/