Nis procesi gjyqësor për inceneratorin e Elbasanit, 10 të akuzuar

Nis procesi gjyqësor për inceneratorin e Elbasanit, 10 të akuzuar

33
0
Shares

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë paraprake, gjykata e Posaçme vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt “Dërgimin në gjyq të procedimit penal” për inceneratorin e Elbasanit.

Detajet:

Peesonat e akuzuar janë:

2.1 Lefter Koka, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 dhe neni 260 i Kodit Penal,  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga, 287, gërmat a) dhe b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese  në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi 2 i Kodit Penal.
2.2 Alqi Bllako, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal;
2.3 Pëllumb Abeshi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal;
2.4 Bardhul Çabiri, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal;
2.5 Serafin Papa, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal;
2.6 Etleva Kondi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal;
2.7 Jonida Zeqo, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal;
2.8 Mirel Mërtiri, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga, 287, gërmat a) dhe b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese  në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi 2 i Kodit Penal.
2.9 Stela Gugallja, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga, 287, gërmat a) dhe b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese  në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi 2 i Kodit Penal.
2.10 Klodian Zoto, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga, 287, gërmat a) dhe b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese  në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi 2 i Kodit Penal.
2.11 Shoqëria tregtare “Albtek Energy” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga, 287, gërmat a) dhe b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese  në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi 2 i Kodit Penal.
2.12 Shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga, 287, gërmat a) dhe b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese  në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi 2 i Kodit Penal.
3. Së bashku me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dërgimin e çështjes në gjyq, dërgohen edhe kërkesat e të pandehurve (i) Lefter Koka, (ii) Alqi Bllako, (iii) Pëllumb Abeshi, (iv) Bardhul Çabiri, (v) Serafin Papa, (vi) Jonida Zeqo, (vii) Mirel Mërtiri, (viii) Stela Gugallja, (ix) Klodian Zoto, (x) shoqëria tregtare “Albtek Energy” sh.p.k dhe (xi) shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, për gjykim të shkurtuar, paraqitur në seancë paraprake nga të pandehurit dhe/ose mbrojtësit e tyre me akt të posaçëm përfaqësimi.
4. Bazuar në parashikimet e nenit 332/ë të K.Pr.Penale urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit i cili do të përmbajë (i) aktet e paraqitura në Prokuroria e Posaçme, gjithsej 101 (njëqind e një) fashikuj së bashku me provat materiale,; (ii) aktet e gjykimit në seancë paraprake. Aktet shkresore të paraqitura bashkëlidhur memove me shkrim nga mbrojtësit e të pandehurve gjatë seancës paraprake qëndrojnë në dosjen e seancës paraprake.
5. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short.
6. Në referim të nenit 332/gj, pika 1 të K.Pr.P kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY