Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se ne duhet të përgatitemi. Mosbindja civile është element thelbësor i revolucionit paqësor. Berisha foli gjatë një takimi me drejtues lokalë të PD ndërsa theksoi se Edi Rama vështirë të largohet me votë.
Argumentat:
Por revolucioni paqësor nuk është vetëm revolucion i protestave paqësore.
Është revolucion i mosbindjes civile para të gjithash.
Ne duhet të përgatitemi.
Mosbindja civile është element thelbësor i revolucionit paqësor. E ka thënë Mahatma Gandi: është e shenjtë!
Ne kemi një përqindje shumë të madhe të popullatës që e urren Edi Ramën, kemi një përqindje që na përgjigjet, del në protestë.
Por pjesa tjetër kërkon të shohë shembuj të tjerë te ne.
Nëse nuk rrëzohej shtatorja e Enver Hoxhës, të harroni se do fitonim zgjedhjet më 22 mars.
Pra, duhet të japim mesazhe shumë të qarta anëtarësisë sonë, demokratëve tanë, që sakrificat më të mëdha na presin përpara nëse qëndrojmë të vendosur për të përmbushur misionin tonë.
Ndaj dhe duhet të ndërmarrim një debat intensiv me anëtarësinë tonë, duhet të ndërmarrim një debat intensiv me mbështetësit tanë, duhet të ndërmarrim një debat intensiv me qytetarët.
Duhet krijuar një situatë e përgjithshme proteste, revolte, reagimesh.
Berisha: Edi Rama nuk besoj se ikën me votë
Nuk mund të ecet kurrë ‘business as usual’. Regjimi nuk rrëzohet. Është e domosdoshme që kryetarë grupesh të organizojnë mbledhjet në kryesitë e degëve, në aktivët e degëve, në takime intensive të hapura me qytetarët.
Thashë dhe njëherë, kam mirëkuptim për të gjithë ata që e shohin me skepticizëm revolucionin, për të gjithë ata që ky term u duket i largët ose joreal. Por kur shoh vendin tim, që rrokulliset dhe shuhet në këtë mënyrë, secili duhet t’i shtrojë pyetjen vetes: si mund ta shpëtojë?
Mund ta shpëtojmë vetëm duke u bashkuar. Ky regjim nuk ikën ndryshe.
Nëse ndonjë mendon se ky ikën me votë, personalisht nuk besoj se ikën me votë.
Çdo ditë tregon se ky shtetin mafioz po e shndërron gjithnjë e më shumë në makineri mafioze elektorale.
Njerëzit na mbështesin!
Protesta të tilla nuk ka parë Shqipëria.
Do të doja që këtë diskutim ta kemi të lirë, ndaj dhe mediat të na falin se ky është një takim pune me të cilin ne duhet të debatojmë lirshëm për të arritur në përfundime sa më të drejta, sa më të sakta. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/