Kush ishte shënjestra e atentatit të Elbasanit, dyshimet nga një i penduar

Kush ishte shënjestra e atentatit të Elbasanit, dyshimet nga një i penduar

73
0
Shares

Elton Kila, i njohur ndryshe edhe si “Oti i Elbasanit”, besohet të ketë qenë shënjestër e atentatit të dështuar në orët e vona të së shtunës në Elbasan.

Emri i Elton Kilës doli së fundmi edhe në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Henrik Hoxhaj, i cili rrëfeu para hetuesve se bashkëpunëtori i tij Nuredin Dumani i kishte premtuar 70.000 euro për vrasjen e shtetasit Elton Kila, pasi i kishte dërguar foton e tij.

Në atë kohë u raportua se Kila do vritej me porosi të Suel Çelës.

Mjeti tip BMW X6, që ishte i armatosur gjer në dhëmbë, ka qendruar për një kohë pranë shtëpisë së Erion Alibejt, anëtarët e grupit të të cilit duket se ishin përgatitur për të goditur kundërshtarët e tij, mes tyre dhe Elton Kilën. Ndërkohë vetëm 20 metra larg ndodhej edhe shtëpia e Arsen Preçit. Ndërkohë Arben Spahiu, i cili është i martuar me motrën e Erjon Alibej, është vëllai i Arjan Spahiut- i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut- i kapur në tetor 2022 me një arsenal armësh në Elbasan, raporron syri.net. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY