U kapën në flagrancë duke kryer punime në një objekt në të cilin ishin pezulluar punimet, vihen në pranga 3 shtetas (administratori dhe 2 punonjës të firmës së ndërtimit).
Shpallet në kërkim pronari i firmës së ndërtimit që po kryente punimet në objektin 4-katësh.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrollit të territorit, në lagjen “Uji i ftohtë”, kanë evidentuar një rast të punimeve të ndërtimit, në një objekt në të cilin organet kompetente kishin pezulluar punimet.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
L. F., 41 vjeç, administrator i firmës së ndërtimit që po kryente punimet;
P. M., 46 vjeç dhe B. T., 19 vjeç, të dy punëtorë të kësaj firme ndërtimi.
Gjatë kontrollit të territorit nga Policia, këta shtetas janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi në një objekt 4-katësh, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në kundërshtim me vendimin e autoriteteve kompentente, të cilat kishin pezulluar punimet në këtë objekt.
Pronari i firmës së ndërtimit që po kryente punimet në objektin 4-katësh, shtetasi A. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, u shpall në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Vijon puna për kapjen e tij. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/