Njësoj si 32 vite më parë, është po e njëjta frymë persekutimi....

Njësoj si 32 vite më parë, është po e njëjta frymë persekutimi. “Grupimi ‘90” në krah të PD

34
0
Shares

Njësoj si 32 vite më parë, është po e njëjta frymë persekutimi. “Grupimi ‘90” në krah të PD, tha sot kryetari i sapozgjedhur i Grupimit ‘90, Ajet Ramçaj.

Deklarata:

Në 32 vjetorin e rënies së bustit të diktatorit gjakatar “Enver Hoxha”, Partia Demokratike përkujton ditën kur studentët u ngritën mbi regjimin më të egër që kishte parë koha pas luftës së dytë botërore.

Ishte ai regjim i cili shkatërroi breza të rinjsh, intelektualësh, familje dhe personalitete duke u shkatërruar të ardhmen e tyre për 50 vite.

Sot në demokraci, është po e njëjta frymë persekutimi. Sot qeveria Rama në 10 vitet e saj në pushtet ka bërë të mundur me vetëdije të plotë të largojë mbi 900 mijë njerëz, rreth 35% e popullsisë së Shqipërisë.

Si për të kujtuar vitet ’90, edhe sot pjesa më e madhe e shqiptarëve vuan për bukën e gojës.

Ne e shohim çdo ditë, kur përballemi me atë brez i cili luftoi fort për një jetë më të mirë dhe sot shpërblehen nga shteti me kacidhe dhe paketa të cilat jepen si lëmoshë nga qeveria.

Dhe është po Edi Rama i cili me vetëdije e bën këtë gjë, për të varfëruar një popull të cilin nesër mund ta blejë me pak para’ me qëllimin e vetëm, të qëndrojë sa më gjatë në pushtet.

Është po i njëjti mentalitet si ai viteve të diktaturës ku tolloni ishte fletushka që të shuante urinë për pak orë, edhe sot, propaganda i ngjan atij tolloni, ku qeveria mundon të mashtrojë qytetarët.

“Grupimi ‘90”, është organizatë partnere e cila do të qëndrojë në krah të Partisë Demokratike, partisë së parë pluraliste në Shqipëri, ajo që solli demokracinë në Shqipëri dhe njohu fitore edhe në kohë të mëdha sfidash.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY