Dy persona janë arrestuar dje në lidhje me atentatin në pritje në Elbasan.
Ata janë Arben Spahiu, kunati i Erion Alibejt dhe Arsen Preçi.
Mësohet se brenda në çantën hedhur në kosh pranë automjetit të braktisur, policia ka gjetur mjete identifikuese me emrin e Arben Spahiut, një kartë identiteti dhe një pasaportë e falsifikuar greke në emër të Spahiut.
Një ditë më parë gjatë kontrolleve të kryera në terren është gjetur automjeti brenda të cilit ishin fshehur 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë).
Pjesëtarë të grupit hetimor kanë dyshimet se dy persona të kontraktuar për të kryer atentatin të cilët dyshohet të jenë vrasës me pagesë, do i vinin flakën automjetit për të humbur gjurmët.
Dyshohet se ata ishin kontraktuar nga një grup kriminal për të kryer atentatin. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/